| MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari |
Vjedhës nuk është vetëm ai që i hedh vajit ujë por,
|
| KE1/31 - Bliri |
| Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’. Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të motit, kulmin e lulëzimit e ka zakonisht në muajin Qershor. Në ditët e gjata dhe netët e bukura të këtij muaji, bulevardet e Korçës përfshihen nga një aromë veçanërisht e këndshme që përhapet prej luleve të kësaj peme. Në Korçë eshtë gjetur që gjatë dimrit i bëhet kësaj peme një krasitje e rëndë, e cila i jep drurit një kurorë të kontrolluar, sferike, dhe të përmasave që përputhen me hapësirat e bulevardeve tona. |
Vasil A. Ballauri
(Pregatitur Ilia V. Ballauri.)
Libër - monografi, botuar me 2003, 106 fq. me foto, figura dhe dokumente.
Shenim: Materialet e ketij libri i pat lene si doreshkrim Vasil A. Ballauri qysh, para 50 vjetësh. Puna ime (I.V.B.) qëndron vetëm në publikimin e tyre dhe në shtimin e disa komenteve.
Tregon në formë kronologjike, historinë e muzikës së Korçës nga fillimet, deri në prag të luftës së dytë botërore. Këngët dhe kompozimet e para, ç’ishin sazet, mandolinatat, kantadat korçare, krijimi і bandës së qytetit dhe një përshkrim të hollësishëm të ngritjes dhe funksionimit të korit, “Lira”. Trajton përpjekjet dhe vështirësitë e përhapjes dhe zhvillimit të muzikës në Korçë, aktivistët, intelektualët, kontribuesit e apasionuar të muzikës në këtë qytet, botkuptimin dhe shijet artistike të tyre, etj.
…Mund të themi se në tërë Turqinë Evropiane të asaj kohe, Korça zinte një nga vendet më të shquara në drejtim të lëvrimit të muzikës. … Nëpër sokakët e Korçës së bukur, mbrëmjeve këndoheshin serenatat prej zërave më të zgjedhur... Këngë dashurie e trimërie, kurbeti e atdhedashurie, historie e melankolie, dëgjoheshin deri në orët e vona të mbrëmjes. Të tilla mbrëmje si ato të asaj periudhe, qyteti і Korçës nuk ka për të jetuar më. Ç'do gojë belbëzonte, nanuriste në vetvehte këngët korçare, një qytet і gjithi që këndonte, një qytet rini, një qytet і dashuruar, një qytet krenar për vetvehten.Të gjitha këto shkuan e vanë, po vallë a do të përsëriten më në historinë e këtij qyteti këto ndjenja kaq të bukura e fisnike?…. (Nxjerrë nga përmbajtja e librit)
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.