| MZ - Aforizmë: Lasgush Poradeci |
Gjer më sot shumë veta kanë shkruar kundra meje, por asnjë-herë s’jam përgjigjur. Se poeti s’përgjigjet, poeti bën veprën, vepra le të përgjigjet. Po të mos flasë ajo, poeti s’ka ç’të thotë. |
| KE1/31 - Bliri |
| Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’. Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të motit, kulmin e lulëzimit e ka zakonisht në muajin Qershor. Në ditët e gjata dhe netët e bukura të këtij muaji, bulevardet e Korçës përfshihen nga një aromë veçanërisht e këndshme që përhapet prej luleve të kësaj peme. Në Korçë eshtë gjetur që gjatë dimrit i bëhet kësaj peme një krasitje e rëndë, e cila i jep drurit një kurorë të kontrolluar, sferike, dhe të përmasave që përputhen me hapësirat e bulevardeve tona. |
Agni (shek. 18-të)
Altana (1710)
Avllona (1769)
Bonda (1784)
Bozha (shek. 18-të)
Dhespo (1769)
Flora (shek. 18-të)
Irina (shek. 18-të)
Jana (shek. 18-të)
Kalia (1769)
Kaliani (shek. 18-të)
Kalica (1783)
Katina (1769) [Katerina]
Koçka (1725) [Kostandina ?]
Kondo (shek.18-të)[Kostandina]
Krisa (1769)
Krisomalina (shek. 18-të)
Leno (1784) [Elena]
Lona (1725) [?]
Makovi (1725)
Marga (1710) [Margarita]
Te plote lexojeni ne revista KE nr.2
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.