| MZ - Aforizmë: Nuçi D. Naçi prej Korçe |
| Korça është një nga më të bukurit, nga më të mbëdhenjëtë, e nga më të qytetëruarit, qytete të Shqipërisë. Korça duke patur shumë shtëpi, quhet qytet, edhe me qënë atdheu jynë, ku kemi lindur e jemi rritur, kemi nevojë ta dimë më mirë nga çdo vënd tjatër... (viti 1923, cituar këtu sipas morfologjisë së shqipes së asaj kohë) |
| KE1/34 - Kolovajzet |
Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të lidhet me fjalën kolovit.
Kolovajze quhej një koridor i ngushtë akulli, i krijuar prej dëborës së ngjeshur dhe i fërkuar deri në shkëlqim, i cili krijonte mundësi që mbi të, të rrëshqisje lehtë. Kolovajzet ndërtoheshin në vënde të pjerta, gjë që jepte mundësi të shfrytëzoheshin dy forca, ajo e vrullit dhe ajo e gravitetit. Është kjo arsyeja që në Korçë, kolovajzet më të mira, krijoheshin në pjesët më të pjerrta të qytetit, në rruga që të çon sot për në varret e dëshmorëve dhe në paralelet e tjera rreth saj, sidomos pjesa që dikur quhej, ‘Qeroska’.
|
Mërgimtar korçar në Amerikë, që u muar rreth 25 vjet me mundje dhe që në vitin 1923 arriti të bëhet kampioni i botës në këtë sport për peshën e mesme. Me këtë rast ai fitoi brezin e artë që atëhere emërtohej Lord Lonsdale. Thuhet se mori pjesë në mbi 1000 ndeshje mundjeje, të zhvilluara si në Amerikë ashtu dhe nëpër botë. Për të nderuar këtë sportist të madh, vitet e fundit në qytetin e Korçës, një rrugë mban emrin e tij, “Rruga Petro Sturgji“.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.