Gështenja (Castanea sativa ose, Castanea vesca) është një drupyjor dhe njëkohësisht drufrutor, i përhapur në Evropën Jugore, që i përket familjes, Fagacea.
Njihen 18 lloje, ose thënë ndryshe, populacione gështenjash.
Përmasat e pemës janë relativisht të mëdha. Në Tropojë, dikur është gjetur një dru gështenje me moshë shekullore, me diametër të trungut 2.45m, perimetër të tij 7.30m dhe lartësi 30m, (pra afërsisht sa një godinë me 10 kate).
Pema e gështenjës shfrytëzohet kryesisht për lëndën e drurit dhe frutat.
Duke qënë se brezi evropian i përhapjes së gështenjës është i kufizuar në Mesdhe dhe meqënëse përkon relativisht me gjeografinë e përhapjes së dikurshme të qytetërimeve të lashta të këtij pellgu, si dhe mbi bazën edhe të disa të dhënave, mendohet se këtu pra, në Mesdhe, gështenja është specie e introduktuar nga Lidia e dikurshme e Azisë së Vogël dhe pastaj e përhapur gjithandej.
Gështenja në thellësitë e kohës për populacionet primitive të njeriut, ka qënë një nga ushqimet themelore.
Si Aleksandri i madh, ashtu dhe më pas romakët, kanë mbjellë gështenja gjatë fushatave të tyre ushtarake, gjithandej në lëvizjet e tyre nëpër Ballkan dhe Azi. Mjekët e lashtë si Dioskuridi dhe Galeni, përshkruajnë në punimet e tyre vetitë mjekësore të gështenjës.
Sipas të dhënave, në Shqipëri më 1970 kish gjithsej 8195ha me gështenja, nga këto vëndin e parë e zinte Tropoja me 1800ha dhe të dytin Pogradeci me 1728ha, pra thuajse njësoj sa edhe Tropoja.
Pra Pogradeci kish thuajse 1/5 e gështenjave të gjithë Shqipërisë, dhe këtu, gështenjat e Zërvaskës ishin me nam.
Për nga ana cilësore sipas studimeve, gështenjat e Pogradecit kishin një sërë parametrash më të larta sesa gjithë llojet e tjera të gështenjave të Shqipërisë.
Konkretisht, përqindja e tulit në frut, në gështenjat e Pogradecit arrinte deri në 75.9%, në të Tropojës 75.2%, proteinat në gështenjat e Pogradecit arrinin në 6.7%, ndërsa në të Tropojës 6.0%, sheqeri në gështenjat e Pogradecit arrinte në 30.2%, ndërsa në të Tropojës arrinte në 20.4%, etj.
Përgatiti: Ilia V. Ballauri Dr. i shkencave
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE9/3 - Fasulja, groshi dhe koçkulla dikur, në zonën e Korçës.
Fasulja (Phasoelis vulgaris)Korça konsiderohet si ndër zonat që ka pas prodhuar fasule të mira, të shijshme dhe të shumëllojshme. Populacionet e fasules së trevës tonë kanë qënë të shumta, madje edhe sot, një sy i hedhur në tregun fshatar, tregon për vazhdimësinë e shumëllojshmërisë së populacioneve tona për këtë...
» BK/N - Metereologji - Bujqësi: Temperatura e tokës bujqësore në zonen e Korçës
Temperatura e tokës bujqësore varet nga shkëmbimin energjitik që ndodh ndërmjet saj dhe atmosferës. Me fjalë të tjera, ajo varet jo vetëm nga parametrat e tokës, si ekspozicioni, struktura, tekstura, ngjyra, veshja bimore, lagështia, etj, por edhe nga parametrat e ambjentit rrethues si, nga rrezatimi diellor, zgjatja dhe intesiteti i...
» KE7/11- 12 - Mali i Thatë dhe vargjet e Lasgush Poradecit, "Fryn veriu ..."
Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit...
» KE8/7 - Prodhimi i grurit në Korçë, para 80 vjetëve.
Në tabelën e mëposhtme, jepen të dhënat e vitit 1926, pra të rreth 80 vjetëve më parë, për prodhimin e grurit në Shqipëri sipas prefekturave.Sipas statistikave të mbledhura në atë kohë prej T. Selenicës, botuar tek „Shqipëria më 1927“, del se prefektura e Korçës, në këtë periudhë, jo vetëm që kish prodhimin më të...
» BK/N - Bujqësia - Teknologjia ushqimore: Një monografi për bimën e elbit
Korça është për Shqipërinë, atdheu i birrës dhe birra prodhohet prej elbit. Për rrjedhojë, zona e Korçës është edhe zona e elbit distik dhe ka, si traditën më të vjetër për këtë bimë, ashtu edhe njohuritë shkencore më të thella për të. Gjithmonë në zonën tonë, historikisht është mbjellë edhe sipërfaqja më e...