Të tre vëndet që ndajnë mes tyre liqenet e Prespës, këtë lloj peshku e quajnë:
shqip. Gjuca
ose Cironka e Prespës,
sllv. Преспанската белвица,
grq. Το τσιρόνι των Πρεσπών,
(angl. Prespa bleak). Â
Bazuar tek monografia: “Fish of Prespa,- Рибите на Преспа, - Peshqit e Prespes, - Τα Ψαρια της Πρεσπας.“, Â botuar në Shkup në v. 2012, nga Hydrobiological Institute – Ohrid, me autorë: Z. Spirkovski, D. Ilik-Boeva, T. Talevski, & Hydra - fishery and aquaculture research center – Tirana, me autorë: A. Palluqi, E. Kapedani, etj., ku jepen për herë të parë, të gjithë llojet e peshqve që rriten në liqenet e Prespës, lidhur me cironkën e këtyre liqeneve, (tek fq. 55, 56, te monografise ne fjale) kemi të dhënat që jepen më poshtë.
Emri i gjinisë së cironkës  Alburnus, rrjedh prej latinishtes albus d.m.th. e bardhë dhe kjo, falë ngjyrës së bardhë – të argjendtë, të luspave të peshkut. Emri në sllavisht, belvica ka të njëjtin kuptim, i bardhë.
Kjo është një specie endemike nga familja Cyprinidae. Gjuca apo cironka, anash e ka trupin e rrafshët të mbuluar me luspa të imta të cilat janë të ndritshme dhe bien lehtë. Ka gojë të drejtuar nga lart. Penda dorsale fillon nga fundi i pendës së gjoksit dhe përfundon para pendës fundore. Trupi në pjesën e sipërme është në ngjyrë të jeshile në të hirtë, ndërsa nga anash, është i argjendtë – në të bardhë dhe ngjyra e barkut është e qumësht e bardhë.
Cironka e Prespës dallohet nga speciet tjera të Alburnus që gjenden në Evropë nga një sërë karakteri-stikash si: penda fundore, thellësia e kërcellit bishtor, pjesa anale, etj. Gjatësia e gjucës mund të arrijë deri në 20 cm.
Cironka migron në vendet e hedhjes së vezës, gjatë natës, prej muajit maj deri në muajin gusht. Ajo i lëshon ato në ujërat prurës, apo përgjatë bregut të liqenit (në guralecë dhe zhavorr në zonën sipërfaqësore), në cektinat e vogla dhe të mëdha, etj. Kur ajo lëshon vezët në këto vënde zakonisht gjenden vetëm një apo dy femra, ndërsa të gjithë individët e tjerë, janë meshkuj. Numri i vezëve që lëshojnë cironkat, është i ndryshëm dhe ai varet nga mosha dhe pesha e individëve. Megjithë atë, ky numur mund të arrijë edhe deri në 10 mijë vezë.
Cironka është ushqimi prehë kryesor për shumimin e pelikanëve të quajtur kaçurrel (Pelecanus crispus), të karabullakut të detit (Phalacrocorax carbo) si dhe të shpendëve të tjerë që ushqehen me peshk.
Cironka e Prespës rrezikohet prej peshkimeve pa kriter, prej thatësirës, ndotjes së ujrave, nga marrja e ujit të liqeneve për vaditje të kulturave bujqësore, etj., etj, faktorë negativë këta, që ndikojnë keq për gjithë florën dhe faunën e liqeneve tanë.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE8/10- N. Bulka përshkruan strukturën socale të Korçës në v. 30 bazuar ... tek biletat e kinemasë.
Cila ishte struktura shoqërore e qytetit tonë në periudhën ndërmjet dy luftërave?Këtë na i thotë shumë bukur Nonda Bulka, në një artikull të tij me titull: Në “Kinema me publikun”, tek “Gazeta e Korçës”, 23 dhjetor 1933. (Nxjerrë nga libri i A. Gjergjit, “Mënyra e jetesës në shek. XIII – XX”).Shënim: Për të...
Të thuash sot se, Korça ka patur dikur kala, duket si diçka e çuditshme, por të dhënat historike dëshmojnë se edhe Korça ka patur dikur të tillë.Sipas arshivave turke, defter-i icmal vilayet-i Goriçe ve, … maliyden mudevver, nr 231 fq.92, etj. përmëndur nga, S. Pulaha tek punimi i tij me titull, Pronësia feudale në tokat...
» BK/LA - Piktura - Vjeshtë në Drenovë, Vangjush Mio.
Peizazhi që paraqitet në krah, i Vangjush Mios, është punuar më 1934 dhe titullohet, Vjeshtë në Drenovë. Në vitin 1956 kësaj vepre ju dha çmimi i Republikës.Në të paraqiten, me gjithë koloritetet e veta, manat e Drenovës në vjeshtë, qielli i anëve tona, një tufë shqerrash tek kullosin, baresha e vogël, gardhi i fshatit, me...
» BK/SHJT - Mbi kronologjinë dhe ushtarakët osmanë, që pushtuan fillimisht Devollin dhe Korçën.
Të dhënat historike dëshmojnë se turqit nën komandën e Evrenos Pashës, pushtuan krahinën e Devollit në vitin 1381 dhe pastaj, katër vjet më vonë më 1385, nisën një fushatë me 40 mijë ushtarë të komanduar prej Hajredin Pashës dhe pushtuan zonën e Korçës, deri në afërsi të Beratit. Pra Devolli dhe Korça, ranë në duart...