Sipas hulumtimeve të fundit të ing. A. Gjata, të përmbledhura në një libërth me titull, “Mbi themelimin e Korçës”, dy objektet më të rëndësishme që lidhen me themelimin e qytetit tonë janë, Kisha e Shën Mërisë dhe kalaja e dikurshme, citojmë:
… Padyshim që objekti më i vjetër në qytetin e Korçës, është kisha e Shën Mërisë. Kjo kishë e ka zanafillën qysh nga Mesjeta e hershme. Më vonë, në kohën e carëve të Bullgarisë kjo kishë do të bëhej manastir shumë i madh dhe i famshëm, me mure rrethuese në formë kështjelle dhe me sipërfaqe të madhe, që fillonte nga kombinati i trikotazhit, deri tek banka, ku ka qënë edhe porta kryesore e këtij manastiri. Mbeturinat me kolona të kësaj porte, ishin më këmbë deri në fillim të shek. XX-të.
Pas djegjes që pësoi ky manastir në fillim të shek. XIII, do të rindërtohej plotësisht në kohën e Despotit të Epirit dhe pikërisht në vitin, 1225. Për sa më sipër dëdhmojnë kodiku i Mitropolisë së Korçës, shkrimet e figurave të ndritura, si Thimi Mitko, H. Karmici, Nuçi Naçi, etj. …
*
… Objekti më i rëndësishëm dhe zanafilla e qytetit të Korçës, në truallin e sotëm ka qënë kalaja,... Nga ky objekt, nuk ka mbetur asnjë gjurmë e dukshme, të paktën që nga shekulli i XVIII –të. Fragmente muresh janë zbuluar gjatë ndërtimeve të këtij shekulli, si në shtëpinë e Sugarëve, Hotel Pallasi (1927), Hotel turizmi, ….
Vendosja e kësaj kalaje mesjetare, mund të përcakrohet e shtrirë në lagjen kala, siç quhej deri në fillim të shekulllit të XX e kufizuar nga Bulevardi “Shën Gjergji”, ish lumi dhe Hotel turizmi …
Për kalanë rruheshin deri vonë një sërë toponimesh, si sheshi i kalasë, ish trualli i Pallatit të Kulturës, Çezmat e portës së Kalasë, pas Hotel turizmit, të cilat u betonuan kur u ndërtua ky i fundit. Në krahun tjetër të ish lumit, kalonte një rrugë përballë këtij objekti, e cila në planimetrinë e vitit 1937, akoma emërtohej, “Rruga e Klasë”. ….
Në libërth jepet edhe një skicë e cila vendos në terren gjëndjen e këtyre objekteve të dikurshme [rreth shek. 14-të].
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari
Vjedhës është edhe ai, që gjykon pa të drejtë, falë dhuratave që merr.
Para disa kohësh, një qiparis i limontë mu tha.Unë, që këto punë i di fort mirë o miku im dhe që e di se edhe bima ka shpirt, paçka se Aristoteli dhe Platoni për njëzet vjet mes tyre, debatonin nëse bimët kanë apo jo shpirt, e pra unë që e di më mirë se ata dhe që jam i bindur që bima ka shpirt, vendosa ta shoh këtë...
» BK/SHJT - Mbi vajtje - ardhjet, Librazhd - Korçë, gjatë viteve '70. Skicë
“I pendolari”, i quajnë në Itali, punonjësit që për të arritur në vëndin e punës, u duhet të lëvizin, të bëjnë një rrugë të gjatë ndoshta dhe me orë, vajtje pra dhe kthim, njësoj si penduli apo lavjerrësi i orës. “I pendolari”, pra pendularët, janë punonjësit – lavjerrës (në qoftë se mund të shprehemi...
» KA11/23 - Muzika - Statuti i Shoqërisë "Lyra". 1928
STATUTI I SHOQËRISË MUZIKALE "LYRA".I. QËLLIMI.1) Emëri і kësaj shoqërie do të jetë "LYRA".2) Qëllimi і saj është të punuarit me bashkim për përhapjen e muzikës në popull. II. REGULLIMI.1) Anëtarë të kësaj shoqërie pranohen, Zonja, Zonjushe dhe Zotërinj.2) Zonjat dhe Zonjushat pranohen pasi të kenë pëlqimin e...
» KE9/13 - Mbi rrrugën e gjatë të përfitimit të një profesioni (zanati) në kohët e pushtimit turk.
(Shënim: Për hartimin e këtij hulumtimi jemi bazuar kryesisht tek bot. „Esnafet Shqiptare“ aut. Z. Shkodra. Akad. Shkenc. Shqipërisë, 1973, fq.89 - 106.)Përfitimi dhe ushtrimi i një profesioni, i një mjeshtërie të caktuar, apo një zanati, më parë, në kohën e pushtimit turk por edhe më pas, deri aty nga mesi i shekullit të 20...