Qershia (lat. Cerasus avium) është një pemë, që në formë të egër ka qënë e njohur për njeriun qysh në kohët prehistorike. Nën këndvështrimin botanik qershia e egër ka qënë e përhapur dikur ngado në Evropë, në Azinë perëndimore dhe në Afrikën e veriut. Ndërkaq, të dhënat dëshmojnë se qershia e butë është sjellë në Romë shumë vonë, në vitin 72 para Kr., prej burrit të shquar romak të shtetit, gjeneralit Lucullus për të cilin flet edhe Plutarku, tek jetët paralele. Ky e mori qershinë nga Kerasunda e dikurshme e Detit të Zi (kerasi = qershi, pra vëndi i qershive) dhe e solli atë në Evropë, në Romë, në kryeqëndrën e perandorisë së atëhershme. Ndërkaq Enriku i 8-të (1491 – 1547), duke provuar në Flandër, një formë qershie, dha urdhër që kjo të introduktohej edhe në Angli.
Lëngu i qershisë ka veti antitoksikuese dhe spastruese për mëlçinë, parandalon diabetin, rrit rruazat e kuqe në gjak, forcon qëndrueshmërinë e muskujve, etj.
Bishtat e qershisë, kanë veti kurative. Duke i pirë të ziera në formë çaji, shërbejnë për kurimin e inflamacionit të rrugëve të sistemit urinar,
të kistiteve, të arthritidhës urike, të hidropizisë, etj.
Farat e qershisë përdoren për prodhimin e imitacionit të aromës “brandi”. Ndërsa prej lëngut të qershisë, përpunimit të tij dhe fermentimit, krijohen lloje të ndryshme liqeresh dhe Cherry-brandi.
Për qershinë ndër popuj, ka edhe shprehje foljore të bukura siç është për shëmbull shprehja e mirënjohur “të vesh qershinë në tortë”, d.m.th. të përfundosh një punë, por edhe shprehja ironike “si qershia në tortë”, që nënkupton një gjë që duket si me rëndësi por që në thelb, nuk është e tillë, etj.
Për qershinë kanë shkruajtur gjithë pasion, Jan Jacque Rousso tek “Idili i qershive”, Oscar Wilde tek “Portreti i Dorian Gray”, Robert Graves “Koha e Vjeljes së qershive”, Anton Çehov “Kopshti i qershive”, etj, por edhe ne në Korçë, kemi një prej këngëve më të bukura të serenatës Korçare të titulluar,“Kur vjen behari, çel qershia” , këngë kjo që besoj se nuk ka korçar, që të mos e dijë.
* Historikisht në kohë, për qarkun e Korçës, përshkruhen tre lloj qershish të vëndit me emrin Belica. Së pari, Belica e zezë, e cila ishte e përhapur në Korçë, Pogradec, Leskovik dhe Përmet. Kjo përshkruhet me frut ngjyrë të errët, me tul të lëngshëm, të shijshëm dhe relativisht, e vonët. Pema përshkruhet me kurorë të madhe dhe prodhuese.
Belica e Kuqe, e cila quhej edhe e Leskovikut, jepet me ngjyrë të kuqe të çelur, të lëngshëm, të butë e të shijshëm ndërsa,Belica e bardhë, në pjekje jep frut ngjyrë të verdhë, të vogël, me bisht të gjatë dhe tul të butë. Kjo Belicë konsiderohet edhe si pjalmëzuese e mirë.
Ndërkaq në literaturë jepen edhe këto lloje të introduktuar në zonën e Korçës: soji Drenova (Durone nero di Vignolo), me pjekje të hershme, frut të madh, ngjyrë të shndritshme të errët, shije të ëmbël-majoshe, soji Limonka –Budallaçka i vonët, me fruta të mëdha, ngjyrë të kuqëremtë në të verdhë, prodhon shumë dhe ka vlerë për gliko. Së fundi, përmëndim edhe sojin Prespa (Bigaro Burlat) që është i hershëm, me fruta të mëdha, në formë zemër, ngjyrë të kuqe, etj.
Nxjerrë nga punimi me titull: "Erozioni gjenetik dhe mbijetesa e sojeve të bimëve bujqësore të traditës, në zonën e Korçës." Përgatiti: Dr. Ilia V. Ballauri 94 fq. 2011.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE6/31 - Struktura gjeologjike e kurorës rrethuese, të lartësive rreth e qark Fushës Korçës.
Duke filluar prej veriut, (e pastaj lindje, jugë, perëndim, veri), përreth, lartësitë që ngrihen mbi Fushën e Korçës, kanë këtë përbërje gjeologjike: 1) Kodrat pas Petrushës, ato të Grabovicës dhe deri tek Mali i Thatë, janë argjile e konglomerate ranore, të sistemit neogjenik. 2) Mali i Thatë, Mali i Ivanit, deri në...
» KE7/10- Sojet e vjetra të mollës, në trevat e Korçës.
Molla (Malus comunus)Për mollën e Korçës, hulumtimet e bëra tregojnë, se është pikërisht malësia e Gorës ku mendohet se ajo është më e lashtë dhe shumë e vjetër. Këtu por edhe në Opar madje, konstatohet edhe një lloj molle e egër, e rrjedhur jo prej fidani por prej fare, e quajtur në gjuhën e popullit, Mollçinka. Kjo më...
Treva e Korçës sipas të dhënave arkeologjike, për Shqipërinë është qëndra më e lashtë, ndërsa më gjërë, një nga qendrat më të lashta, ku konstatohet se këtu ka pas qënë kultivuar gruri. Në vëndbanimin e hershëm të Maliqit, janë gjetur kokrra gruri të karbonizuara me moshë 4000 – 4700 vjeçare.Ndërkaq edhe në...
Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose për të qënë më të saktë, numërohen me gishtat e dorës ato shtëpi, që nuk kanë oborr dhe që dalin drejt e në rrugë. Shtëpitë e qytetit tonë, shumë a pak që të gjitha kanë oborr, kush në një sipërfaqe më madhe dhe kush, në një sipërfaqe më të vogël....
» BK/N - Metereologji - Bujqësi: Temperatura e tokës bujqësore në zonen e Korçës
Temperatura e tokës bujqësore varet nga shkëmbimin energjitik që ndodh ndërmjet saj dhe atmosferës. Me fjalë të tjera, ajo varet jo vetëm nga parametrat e tokës, si ekspozicioni, struktura, tekstura, ngjyra, veshja bimore, lagështia, etj, por edhe nga parametrat e ambjentit rrethues si, nga rrezatimi diellor, zgjatja dhe intesiteti i...