Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër. Si skllav atë e shpunë përpara mbretit, i cili e pyeti: “A humbe ndonjë gjë ti nga ky pushtim?” Stilponi u përgjegj: “Jo, nuk humba asgjë. Ato çka ishin të miat, pra mësimet dhe studimet, i kam përsëri. Përsa u takon të tjerave, e dija se ato ose do të ishin të miat, ose të pushtuesit.”
Kërnacka = lloj qoftesh të stërgjatura të përgatitura me mish të grirë dhe të pjekura në skarë. Haeshin kryesisht si fast food, të ngrohta duke u shoqëruar edhe me qepë, kripë dhe rigon.
Sheqerka = karamele
Stapka = lloj karamelesh të gjata të holla me madhësi afërsisht sa të lapsit, me shumë ngjyra që konsumoheshin kryesisht prej fëmijëve duke u lëpirë.
Mafishe = lloj ëmbëlsire e thatë e sheqerosur që përgatitej me të bardhën e vezës, shumë e butë, e lehtë dhe e asimilueshme.
Këndeska = një lloj produkti prej sheqeri të shkrirë ngjyrë të kuqe e derdhur në formën e këndezit apo pulës, që ishte e ngulur në një copë kleçkë. Konsumohej kryesisht prej fëmijëve, duke e lëpirë njosoj si edhe stapkat.
Mollkat me sheqer = ishin mollë të vogla, të ziera dhe të lyera me sheqer të shkrirë, ngjyrë të kuqe, të ngulura në një kleçkë, që konsumoheshin edhe këto kryesisht prej fëmijëve.
Kajkushka = lloj dardhash të cilat ishin me sa duket, varietet karakteristik i zonës së Korçës, që ishin të vogla të rrumbullakta dhe që haeshin kryesisht të ziera me sheqer. Të paziera ishin të forta, të athta dhe jo fort të ëmbla. Të stërbëra, merrnin ngjyrë kafe, zbuteshin së tepërmi dhe ishin të këndëshme në të ngrënë.
Kulaçka = ishin kulaçe të vogla të rrumbullakta, anës të dhëmbëzuara dhe sipër, ose të spërkatura me sheqer të thatë, ose të lyera me sheqer të shkrirë të ngjyrosur me ngjyra të ndryshme, të kuqe, jeshile, kafe, portokalli, etj.
Petka = petë të përgatitura me miell dhe vezë, të holla dhe të thara në diell, që shërbenin si ushqim (zaire) për dimër.
Dromka = Një lloj zajre e përgatitur në formë thërimesh të mëdha prej mjelli, qumështi dhe vezë, që haeshin me lugë, në formë supe, gjatë dimrit.
Pufka = kokra, misri të veçantë, që piqen dhe pastaj, për efekt të fryrjes pëlcasin dhe hapen, duke ekspozuar amidonin e bardhë, (sot këto quhen, popcorn).
Oshafka = fruta të ndryshme si p.sh. kajsi, kumbulla, mollë, dardha, etj. që pas vjeljes thaheshin në diell, që të përdoreshin pastaj gjatë dimrit, për komposto (ose gatime të tjera).
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE2/2 - Mbi qepën në qarkun e Korçës
Qepa (latn. Allium cepa L.) konsiderohet si mbreti i kuzhinës. E ka origjinën nga zonat në thellësi të Azisë. Kultivimi i saj është tepër i vjetër dhe njihej prej egjiptianëve, grekëve dhe romakëve të vjetër. Përshkruhet me hollësi prej Theofrastit dhe Plinit. Qepa përmban, kalium, natrium, kalçium, acide, sheqerna, vitamina...
Një ndër mënyrat e përgaritjes në Korçë të byrekut me mëlçi të bardha (mushkëri), është edhe kjo si më poshtë.Përgatitja e gjellës, bëhet duke i zierë fillimisht mëlçitë, të prera në copa relativisht të vogla. Paralelisht bëhet edhe zierja e tre-katër kokëravë qepë të madhësisë mesatare. Mëlçitë e bardha...
Dikur (vitet ’30) kryhej me leje nga shteti. Administrata e financës së asaj kohe, bazuar mbi ligjet për pijet alkolike lëshonte edhe lejet për nxjerrjen e rakisë, duke evidentuar në të njëjtën kohë edhe zotëruesit e kazanëve të rakisë.
» Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin.
Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.Sokrati*Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë.Horaci*Për të shkruajtur mirë,...
Qershia është një frut që nuk i duron dot ruajtjes dhe konsumit gradual. Asnjë frut tjetër nuk mund të prishet aq shpejt sa prishet qershia. Po qe se nuk konsumohet brenda pak ditëve pas vjeljes, ajo fillon e prishet, kalbet, vyshket, humbet turgorin (freskinë), shijen, madje edhe ëmbëlsinë. Ndryshe ndodh me mollën, me ftoin, me...