Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër. Si skllav atë e shpunë përpara mbretit, i cili e pyeti: “A humbe ndonjë gjë ti nga ky pushtim?” Stilponi u përgjegj: “Jo, nuk humba asgjë. Ato çka ishin të miat, pra mësimet dhe studimet, i kam përsëri. Përsa u takon të tjerave, e dija se ato ose do të ishin të miat, ose të pushtuesit.”
Teksti i këngës me këtë titull, i kësaj kënge të njohur prej të gjithëve ne, është shkruajtur rreth një shekull më parë nga Mihal Gramenoja.
Duke e lexuar atë me kujdes, nuk mund të mos admirosh, romantizmin, lirizmin dhe erotizmin e këtij korçari të nderuar, që shumëkush e njeh më tepër, për përdorimin e pushkës dhe për veprat e tij të shkruajtura në prozë, sesa për vargje lirike.
Sa i ëmbël ish muaj i Majit!
Kur dilnimë rëzësë malit,
Pranë mburimit rinim, qëndronim
A e mban mënt sa bukur ronim?
Nën ata lisa të lulëzuar
Losnin bilbilat dyke kënduar
Të përqafosur, rinim këndonim,
A e mban mënt sa bukur ronim?
Të vdisnj‘ atëhere sa mirë qe,
Në krahun tënde kur bënje be,
E dyke puthur tinë më theshnje,
Që jetën pa mua nuk e deshnje.
Të vinjë prapë muaj i Majit,
Të dalim rëzësë malit,
Pranë mburimit ne të qëndrojmë,
E zemrat tona ne t’i bashkojmë.
Pamje nga Bozdoveci
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» BK/LA - Poezia - Vargje platonike dashurie, të recituara dhe të shoqëruara me muzikë.
Platoni, filozofi і madh, jetoi në kapërxim të dy shekujve, V-të dhe të IV-të para Kr. Lindi dhe vdiq në Athinë (428-347). Që në vogëli ai mori një edukim...
Aleksandër Stavre Drenova, ose i njohur si Asdreni (1872 – 1947) poeti dhe publicisti i madh prej Drenove, shkruesi i një sërë shkrimeve, shkruesi i himnit kombëtar (i cili zyrtarisht njihet me tre strofa por që në origjinal ka patur gjashtë), ka shkruar edhe këto vargje erotike si më poshtë:O moj ti me sy të zinj,Q’i ke flokët...
Për poezinë e më poshtme, që duket se përshkohet nga një finesë ndjenjash, përveç dy inicileve, nuk kemi asnjë të dhënë për autorin e saj. Ajo gjendet e botuar në shtypin e Korçës të vitit 1927, “Kalendari, Korça 1927”, botuese Dhori Koti, Korçë. Riprodhimi i mëposhtëm është sjellë me arkaizmin tipik të kohës siç...
» KE4/2 - Teksti i plotë i këngës korçare, që njihet me titullin, “Kur vjen behari çel qershia”
Kjo këngë kaq e vjetër dhe kaq e bukur, që njihet jo vetëm prej korçarëve por prej kujtdo, gjithandej, nuk ka këtë titull, por ka për titull vargun filozofik: “Dashuria është djallush”.Teksti i saj i mahnitshëm është thurur plot art prej L. Logorit, ndoshta në fillim të shek. 20-të. Dashuria është djallush nënkupton...
Në mitologjinë indiane, Tvastri, ose siç quhet ndryshe, Visvakarma, është artizani dhe arkitekti i perëndive, njësoj si dhe Hefesti apo Vullkani, për të dymbëdhjetë perënditë e Olimpit. Ambientet hyjnore të perëndive indiane ishin krijuar prej tij, dhe njëkohësisht perënditë e luftës, farkëtimin e armëve të veçanta...