Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.
Aristoteli
*
Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të liq.
Shën Agustini
*
Në çastin që një vajzë fillon e nuk ka më ndrojtje dhe nuk skuqet më, atëhere ajo ka humbur pjesën më tërheqëse dhe më fuqiplotë të bukurisë së vet.
Grigori i 1-rë, shek 6-të
*
Të lutem o Zot, më bëj të bukur përbrenda.
Sokrati
*
Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.
Platoni
*
Njësoj si mund të gabojë një mëndje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.
Ovidi
*
Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t'i drejtohej Zotit me përdëllim.
Shën Joan Klimakus, shek. 7-të
*
Ç'ka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.
Safo
* Asgjë e bukur nuk është e bukur, po qe se shikohet nga të gjitha këndvështrimet.
Horaci
* Kur në mesnatë kandili shuhet,
të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.
Plutarku
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» MZ - Aforizma: Nga filozofia romake
Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.*Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.*Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.*Ai që mbrohet edhe...
» MZ - Aforizmë: Teli prej Megare, filozof, shek. 3- të para Kr.
Pikërisht, njësoj si edhe aktori, të cilit i duhet të veshë dhe të mishërojë çfarëdo lloj karakteri, pra të lozë çfardo lloj perosnazh që atij i jep regjizori, ashtu edhe njeriu i urtë, duhet të përballojë gjithçka që i jep fati, mbasi dhe fati si një regjisor, një herë të jep rol kryesor dhe një herë të jep rol të...
“…Të ketë dikush aftësi që të harrojë, varet gjithmonë nga ajo, sesa ky është i aftë që të kujtojë dhe kjo, pra, sesa ky është i aftë që të kujtojë, varet nga ajo, sesa ai e përjeton, praktikisht dhe me të vërtetë, jetën. … Nil admirari (lat. me asgjë mos u ngazëlle) është motoja më e zgjuar, më e...
Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur, në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.*Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç...
1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit.2. Në qoftë se kërkon të shpëtosh nga mizat, atëhere, hidhe tutje mishin e qelbur që ke me vete.