Dikur në qëndër të qytetit, përpara katedrales së sotme, aty ku është monumenti i “Ushtarit të panjohur”, përpara godinës së njohur si, ish komiteti i vjetër i partisë, ashtu si ka sot edhe në një sërë qytetesh të njohura të botës, kish pëllumba në një masë të madhe, të cilët rriteshin aty për t’i dhënë qytetit tonë bukuri.
Pëllumbat i kishin foletë, në tarracat e kësaj godine dhe shtoheshin aty në formë të lirë, madje mbeturinat e këtyre foleve, mund t’i shihje në atë vënd edhe pas shumë vitesh, deri tani në fund. Për këta, kujdesej një
person i caktuar (për disa kohë ishte K. Peci), i cili i ushqente me gëzhuta. Thuhet se prania e një kultivimi të tillë të pëllumbave, në qytetin tonë u muar si shëmbull, nga ish Bashkimi Sovjetik dhe thuhet gjithashtu se, zhdukja e tyre lidhet përsëri, me prishjen e marrëdhënieve tona të asaj kohe, me atë vënd. Pavarësisht, pëllumbat në qëndër të qytetit, në atë kohë ishin një gjë e bukur, sidomos për fëmijët të cilët luanin paqësisht mes tyre.
Nga ana tjetër, duhet thënë se, në shumë qytete të botës, sidomos të Evropës, dëmet prej pëllumbave në godinat antike, monumentet e kulturës, arkitekturat e vlefshme, etj, janë të dukshme, madje edhe me një kosto të konsiderueshme ekonomike, shpenzime këto, që bëhen me qëllim, gjetjen e një zgjidhjeje të ndërmjetme, d.m.th. vazhdimin e mbajtjes së pëllumbave dhe ruajtjen njëkohësisht të monumenteve të kulturës, duke i mbështjellë këto të fundit me rrjeta teli, transparente.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE9/6 - Mbi etimologjinë e fjalës Varosh, dhe zanafillën e dy lagjeve te vjetra në Korçë.
Korça dikur ka patur një lagje Varosh (Korça e vjetër rreth Mitropolisë) dhe një lagje tjetër të quajtur Katavarosh (kato = poshtë, Varoshit) që ishte dikur përballë Shën Mërisë dhe aty përreth ku ishte dikur, fabrika e këpucëve.Fjala Varosh ka origjinë hungarezo – rumune dhe me këtë emër quheshin lagjet e para që...
» KE11/12 - Arkeologji: Mbi pitoset e lashtë të gjetur në anët tona.
Pitose, quheshin në kohë të lashta, hambaret ose enët ku ruheshin apo konservoheshin produktet e ndryshme bujqësore, kryesisht drithrat, si gruri, elbi, meli, thekri, etj, por edhe farërat e bimëve të tjera bujqësore si, thjerrëzat, qiqrat, etj. Në këto enë ruheshin madje edhe uji, vera, vaji apo edhe produkte të tjera ushqimore,...
Një përshkrim i vitit 1923. (paraqitur këtu sipas arkaizmave të gjuhës së asaj kohe)“Kjo është një godinë ku rinë djem e vajza të pa-prindërshmë, të cilëvet, fati ose rrjedhja e ngjarjeve [të viteve] 1912 -1920 i ka lënë udhëvet. Këta fëmijë të mbledhur nga an’ e Bashkisë, janë vënë më një shtëpi në Famuli...
» KE8/9 - Argatët e dikurshëm të korrjeve të grurit , prej krahinës së Devollit
Korrja e grurit në veçanti dhe e të lashtave në përgjithësi, në ato kohë kur kjo punë kryhej me krahë, gjithmonë ka qënë konsideruar si një nga periudhat më kulminante në bujqësi, nga më të ngarkuarat me punë, nga më të vështirat, me proçese nga më të shumëllojshmet që kërkonte krahë të specializuara pune dhe nga më...