Dikur në mes të Korçës, pikërisht përballë, aty ku është sot porta e bibliotekës së qytetit, në trotuar, (pra dikur, përballë portës së anëshme të kishës së Shën Gjergjit) ndodhej deri aty nga vitet ’60 një plep (latn. Populus nigra L.) jashtëzakonisht i madh. Plepi kish lartësinë rreth 15 – 20m (afrs. sa një godinë me 5 kate), diametrin e kurorës rreth 60m dhe trashësinë e trungut, pra diametrin, rreth 4m (duhej të kapeshin rreth 8 veta, që ta pushtonin trungun). Plep aq i madh, rrallë se mund të gjendet sot diku. Plepi u pre në atë kohë që u prish edhe kisha e Shën Gjergjit. Këtu po japim një foto të dimrit vitit 1917 të kishës së Shën Gjergjit dhe të plepit. Madhësia e tij në të (pra në foto) as afrohet për nga madhësia që kish pas pesëdhjet vjetëve të tjera, pra në vitet ’60.
Në fakt, duhet të egzistojnë fotografi në Korçë të viteve ’60 që ta kenë këtë plep në pamjen e zhvillimit maksimal të tij.
Një karakteristikë tjetër e plepit të dikurshëm ishte se në të mblidheshin shumë shpendë, rabecka, pëllumba, guguçe, lejlekë, por veçanërisht gala (korba, latn. Genus Corvus) dhe se në të kish shumë fole. Aq i shumtë ishte numri i galave që qëndronin në të, sa kur ato ngriheshin krijoheshin re. Ato, gjithashtu me kakarisjen e tyre kra-kra, krijonin shqetësim për banorët e qytetit. Të vjetrit theshin se në vitet tridhjet bashkia vinte gjuetarë për t’i vrarë duke i shpërblyer ata me pikë të dobishme për lejet e gjahut. Galat e plepit të Korçës i ka përmëndur në shkrimet e veta edhe nobelisti Jorgo Seferi, i cili i ka parë tufat e tyre me sy në kohën kur ka jetuar në Korçë. Ka të ngjarë që një poezi e tij me titull, “Korbi” të cilën e ka shkrojtur në Korçë në dimër të vitit 1937, të ketë lidhje me galat e plepit të Shën Gjergjit. Prerja e plepit të Korçës, parë nën këndvështrimin e sotëm ekologjik, ka qënë një humbje më vete, e një monumenti natyral kulture, (jo për moshën, por për zhvillimin) tepër me vlerë, për qytetin tonë.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» Kanella - Wang Chi (Shek. 6 - 7-të)
I thashë kanellës në pranverë:Ja shih kumbllat dhe pjeshkat ngado,çelin lulëzojnë plot erë,veç ti oj’kanellë të bësh lule s’do.Buzëqeshi kanella dhe më tha pastaj:Lulëzimet e pranverës, vdesin mbarojnë,dhe kur era fryn dhe i shkund në maj,lulet e mia hapin, çelin mbretërojnë.
Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’. Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të...
… Dhe kështu, foshnja-Jezu qëndroi,në gjunjë të nënës së dashur Mari,çdo lule ngriti kokën, Zotin vështroi,çdo yll, uli sytë dhe pa në tokë, Perëndinë-Njeri …G. K. Chesterton(1874-1936)*“Pemët filluan të pëshpërisnin, ndërsa era filloi të pështjellohet,dhe atë mëngjes të egër të marsit, dëgjova, sesi shpirti...
» BK/SHJT- Ne dhe fqinjët e rrugicës sonë, në kohën kur u prish kisha e Shën Gjergjit në Korçë.
(Skicë, nxjerrë nga punimi me titull;... Thonë se trishtimi ka një fund ...ose,Esse sinoptike mbi botën metafizike të vendlindjes sime, Korçës.autor, Ilia V. BallauriBotim personal, 2001, 517 fq.)ÂÂ Vendi ku u linda dhe u rrita, për herë të parë në botë për të gjitha kohërat, epokat, stadet dhe sistemet që ka kaluar njeriu,...
» KE7/11- 12 - Mali i Thatë dhe vargjet e Lasgush Poradecit, "Fryn veriu ..."
Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit...