Rrugica korçare është një vepër e preferuar e piktorit. Ajo edhe sot (viti. 1960) ndodhet në studion e tij: Nga e djathta një portë ngjyrë blë në të erët. Streha e saj lëshon hijen mbi rrugë. Drita e djellit që ndriçon shtëpitë e bardha bie në një pjesë të rrugës dhe të shtëpive dhe i mvesh ato me ngrohtësi. Dy plaka të ulura, mbi trotuarin e shtruar me gurë, me furkat në krah dhe drugën në dorë, tjerrin duke kuvënduar. Këtu atje ka njerëz, që ecin në rrugë. Nëpërmjet strehëve të shtëpisë duket qielli i kaltërt.
Koment për pikturën në fjalë, të V. Mios, bërë prej Vangjush Tushit në vitin 1960.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» BK/SHJT - Turizëm - Gida turistike e Korçës.
Një gidë turistike për Korçën, botim i viteve të fundit, 122 fq., 500 lek të reja ose, 5 euro.Përmban:gjeografi, histori, burimet natyrore, monumentet natyrore, popullsia, ekonomia,arkitektura, tradita, arti, itinerare të sugjeruara,informacion praktik, hotele, librari, monumente kulture, tradita e pikturës kishtare,karnavalet,...
» KE3/17 - Një përshkrim i vitit 1830 për qytetin e Korçës.
“Korça ose Gjiorça është qytezë me 800 shtëpi,…, ka pazar të mirë me rreth 300 dyqane, ka ujra të mira dhe ajër të shëndetshëm. [Korça] është ndërtuar në anën lindore të fushës [së Korçës] e cila ka gjatësi rreth 6 orë dhe gjërësi diku 2 dhe diku 3 orë, fushë kjo pjellore në prodhimin e drithrave dhe...
» KE4/3 - Manat e zeza të Drenovës dhe të Boboshticës
Manat e zeza (Lat. Morus nigra) janë veçanërisht shumë të përhapura në dy fshatra Drenovë dhe Boboshticë. Nuk ka vënd tjetër në Shqipëri që të jetë aq i lidhur me manin e zi, sa janë banorët e Drenovës dhe të Boboshticës dhe kjo është një gjë interesante. Pse, si, qysh dhe kur, ky lloj mani është aq i dashur për këto...
Korça është një nga më të bukurit, nga më të mbëdhenjëtë, e nga më të qytetëruarit, qytete të Shqipërisë. Korça duke patur shumë shtëpi, quhet qytet, edhe me qënë atdheu jynë, ku kemi lindur e jemi rritur, kemi nevojë ta dimë më mirë nga çdo vënd tjatër...(viti 1923, cituar këtu sipas morfologjisë së shqipes së...
» BK/LA - Piktura - Vjeshtë në Drenovë, Vangjush Mio.
Peizazhi që paraqitet në krah, i Vangjush Mios, është punuar më 1934 dhe titullohet, Vjeshtë në Drenovë. Në vitin 1956 kësaj vepre ju dha çmimi i Republikës.Në të paraqiten, me gjithë koloritetet e veta, manat e Drenovës në vjeshtë, qielli i anëve tona, një tufë shqerrash tek kullosin, baresha e vogël, gardhi i fshatit, me...