MZ - Aforizma nga Zambia - Afrikë:

1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit.

2. Në qoftë se kërkon të shpëtosh nga mizat, atëhere, hidhe tutje mishin e qelbur që ke me vete.

FlashPedica(1)
KE1/30 - Orët (sahatët) e Korçës.

Qyteti ynë ka patur dy herë ora publike në trajtë godinash.  
Përshkrimi i shek. 19-të për orën e parë. “Ora është e vendosur në një godinë të lartë dhe të ngushtë prej guri. Godina është ndërtuar më 1784, prej mjeshtrash ndërtimi malësorë nga veriu i vëndit, ndërsa këmbanën e orës, e cila peshon afërsisht 40 okë [rreth 50kg] e ngritën fqinjët tanë, voskopojarët. Ora që shohim sot (v.1888) është një riparim”. 
Ndërkaq duhet thënë më saktë akoma se, ndërtimi i kësaj ore u investua prej rufetit të bakejve me anëtarë muslimanë në bashkëpunim vllazëror me zejtaro-tregtarët e Voskopojës. Ora u ngrit në oborrin e xhamisë së madhe, ajo ra dhe u zhduk përfundimisht, me tërmetin e 21 Majit të vitit 1960.