MZ - Aforizma: Nga filozofia amerikane. |
Një deklaratë e presidentit amerikan |
Duke lexuar këto rreshta të shkruara mbi 300 vjet më parë, me të cilat hapet një testament i vitit 1693, që gjendet në Kodikun e Shën Prodhromit të Voskopojës, (kopjuar prej I. Martinianit, para vitit 1939), çdokush mud të habitet.
Rreshtat e mëposhtme shumë mirë mund të përngjasohen me ato të traktateve të ngritura të asaj kohe, të shkrojtura në Evropë, nga eriuditët e mëdhenj të iluminizmit.
[Testament – shkruar në Voskopojë: ]
Në vitin 1693, më 20 Nëntor,
Sipas zërit paralajmërues të Perëndisë, falë nevojës së fundit të natyrës së diçkaje që shpërbëhet, gjithçka që lidhet me njeriun, duhet që një ditë të vdesë.
Por një çast i tillë, nuk thuhet, nuk thuhet madje as dita dhe për më tepër, shpesh sipas porosisë evangjelike, vdekja vjen si vjedhës në çastet që nuk e pret dhe nuk e di.
Për këtë arsye, unë Niska i Kiças (ose Kiços) një skllav i padenjë i Krishtit, që falë Perëndisë, i jetova vitet e jetës që kjo më dhuroi dhe arrita deri në gjashtëdhjet vjet, dhe duke patur parasysh sëmundjet e shumta dhe të shpeshta që kam hequr, duke parë se po më rrëzohen muret e vetvetes, d.m.th. forcat e mia, parashikoj vdekjen time.
Duke mos pritur më, duke mos e shtyrë më, dhe duke patur përkujdesin e Perëndisë mbështetje, si dhe mëntë dhe shëndetin trupor, mora dëshirën të hartoj këtë testament.... (vazhdon pastaj, shprehja e dëshirës dhe përcaktimet juridike të saj.)
Përkthyer: Ilia V. Ballauri
Nxjerrë nga punimi,
Pot – puri folklori nga
qyteti i dikurshëm i Voskopojës, fq. 84
Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.