(Shënim: me qënë se gjuha në origjinal përmban arkaizma, ajo pjesërisht është sjellë në të folmen e sotme.)
…Kur retë në qiell janë të holla dhe si push (xhufkë në origj.), kjo parashikon kohë të mirë. Kur këto janë te dendura dhe lëvizin shpejt, kjo gjë paralajmëron, furtunë. Kur retë janë të bardha dhe si tufë pambuk, kjo gjë tregon se do të kemi kohë të mirë. Kur shohim se mjegulla i afërohet sipërfaqes së tokës, kjo tregon se moti do të bëjë i mirë, kur kjo (mjegulla) ngjitet përpjetë tregon se do të bjerë shi. Në mëngjes, po të kenë bimët shumë vesë, kjo tregon se do të kemi kohë të mirë. Hëna ka të bëjë (lidhet) shumë me motin. Së pari forca thithse e saj e tërheq dhenë (tokën). Kur është hënë e re d.m.th. që ndodhet në anën e diellit, atëhere kjo, së bashku me diellin, pra që të dy, e tërheqin tokën dhe nga ky shkak ujërat e detrave në disa brigje largohen prej tyre, d.m.th. zbresin më poshtë (pra ndodh zbatica), dhe në disa vise ujërat e bregdetit ngjiten më lart (pra ndodh batica). Kur hëna është e plotë, ajo ndodhet në anën e kundërt me diellin, pra toka është mes diellit dhe hënës dhe, teksa kjo e fundit e thëthin nga një anë tokën, dielli e thëthin atë, nga ana tjetër, kësisoj që ujërat qëndrojnë në vënd. Kur është hëna një e katërt e re, ose e ngrënë, lëvizjet e ujit (baticat, zbaticat) bëhen të pakta. Së dyti, drita e hënës shkon përmes atmosferës tonë dhe na rëfen gjendjen e saj. Rrathët (në origj. cilivitë), çelësirën (kthjetësinë), kuqësirën ose nxirësirën që shikojmë rotull hënës, këto janë gjëndje të atmosferës. Kur hëna është e plotë, e çelët dhe me rreth të kuq, kjo gjë tregon mot të mirë. Po të jetë e errët dhe me dy tri cilivira (rrathë), rëfen (paralajmëron) kohë të keqe ose kohë të paqëndrushme. Në verë po të lindë hëna e kuqe, rëfen nxetësirë të madhe. Kur kemi hënë të re dhe qielli është i qartë, rëfen kohë të mirë, kur kemi hënë të re dhe koha është e turbull, rëfen se moti do të prishet.
Erërat e ndryshojnë (ndikojnë) shumë motin. Kur dy erëra të ndryshme për nga temperatura ndeshen mes tyre, atëhere ato sjellin shinë. Kur fryn era jugëperëndim, ajo vjen tek ne, shkon në veri dhe kthehet prapë në vendin e saj, (pra kur ndodh qarkullimi, jugë, veri dhe kthim prapa i rrymave ajrore) ajo sjell shi. Po të shkrepëtijë me fort (me forcë) afër (sipër)faqes dheut, rëfen (pralajmëron) kohë të mirë dhe të nxehtë, po të shkrepëtijë nga veriu, tregon se do të kemi erë, jugë dhe shi. Kur koha të jetë e turbullt dhe shkrepëtin nga pak, rëfen se nga ajo anë do kemi erë. Po të shikojmë shkrepëtima shumë dhe të gjëmuara pak, kjo gjë tregon se do bjerë shi. Në dimër po të shkrepëtijë nga perëndimi kjo gjë është shënjë se do të kemi shi, erë dhe breshër. Moti shumë herë njihet dhe me anën e diellit. Kur lint dielli që në mëngjes i çelët, i ëmbël dhe pa re, na rëfen se kohën e kemi të mirë, po të lindë i vrerët (i vranët), i turbull dhe të djegë, rëfen se do të kemi shi. Kur dielli është i çelët dhe qielli me ngjyrë trëndafili, rëfen (tregon) se koha është e mirë. Kur doherë (sa herë) që djeg dielli kjo gjë tregon se do të prishet koha dhe do të kemi shi ose breshër. Përgjithësisht dielli kur duket i trëndafilshmë kjo gjë tregon se do të kemi mot të mirë. Kur duket i kuq, kjo gjë tregon se koha do të prishet. Për të njojturit e kohës, ka dhe shumë shenja të tjera të cilat katundarët, bujqërit dhe barinjtë i dinë. Dallëndyshet kur fluturojnë poshtë (ulët), kjo gjë tregon se koha s’ka qëndrim (është e paqëndrueshme), është ky po ashtu shkaku, që edhe mizat nuk kanë fuqi të fluturojnë në ajër, të ngarkuar me avull. Kur fluturojnë lart rëfen kohë të mirë, se ajri është i lehtë dhe pa avull, andaj mizat fluturojnë lart…
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE5/7 - Diagrama astronomike e rrugës apo ecurisë (kurbës) së diellit per Korçën.
Duke u bazuar në diagramën në krah nxjerrim të dhëna astronomike për pozicionin dhe rrugën e lëvizjes së diellit në vartësi të pozicionit gjeografik të Korçës.Diagrama përbëhet nga një rreth i cili përshkohet prej dy aksesh; atij horizontal që jep orientimet lindje (E) dhe perëndim (W); dhe atij vertikal që jep orientimet...
» KE9/3 - Fasulja, groshi dhe koçkulla dikur, në zonën e Korçës.
Fasulja (Phasoelis vulgaris)Korça konsiderohet si ndër zonat që ka pas prodhuar fasule të mira, të shijshme dhe të shumëllojshme. Populacionet e fasules së trevës tonë kanë qënë të shumta, madje edhe sot, një sy i hedhur në tregun fshatar, tregon për vazhdimësinë e shumëllojshmërisë së populacioneve tona për këtë...
» KE2/30 - Gora dhe Mokra, një përshkrim i bërë para vitit 1830
Gora dhe Mokra, në veri kufizohen me Ohrin, në jugë me lumin e Devollit i cili i ndan këto krahina prej Oparit. Në lindje kufizohen me Korçën, dhe në perëndim me zonën e Elbasanit. Vëndi është malor dhe i frikshëm, nga ku me sa duket ka marrë edhe emrin, Gorë që sllavisht do të thotë mal. Ujrat e kësaj zone derdhen gjysmat...
» KE3/3 - Të dhëna numerike për liqenet e Prespës, krahasuar këto me fushën e Korçës.
Prespat përfshihen përbrenda këtyre koordinatave gjeografike, veri 41 gradë dhe 25 minuta, jugë 40 gradë dhe 40 minuta, në lindje 21 gradë dhe 16 minuta dhe në perëndim 20 gradë dhe 50 minuta dhe kanë sipërfaqe, Prespa e madhe 275.2 km2, ndërsa Prespa e vogël 50.7km2.Liqenet kanë konfiguracion të çrregullt. Gjatësi...
» KE8/9 - Argatët e dikurshëm të korrjeve të grurit , prej krahinës së Devollit
Korrja e grurit në veçanti dhe e të lashtave në përgjithësi, në ato kohë kur kjo punë kryhej me krahë, gjithmonë ka qënë konsideruar si një nga periudhat më kulminante në bujqësi, nga më të ngarkuarat me punë, nga më të vështirat, me proçese nga më të shumëllojshmet që kërkonte krahë të specializuara pune dhe nga më...