| Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin. |
Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.
Sokrati
*
Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë. Horaci
*
Për të shkruajtur mirë, shprehe vetveten si një njeri i zakonshëm dhe mendo si një njeri i zgjuar. Aristoteli
*
Mëndjen duhet ta përformojmë, duke lexuar në thellësi dhe jo në gjërësi. Quintilian
*
Ai që nuk lexohet, konsiderohet sikur nuk ka shkruar gjë. Marciali
*
Krehjet e shumta të një shkrimi, e dobësojnë më tepër atë, sesa e përmirësojnë. Plini (i Ri)
|
Safo: "Të lutem Zonjë ... ",
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
Reciton: Nonda Kajno
Ti hyjni e përjetshme, ti fronpurpurt, Afërditë,
Ti bija rjetgrackë e Perëndisë, më çliro, më zgjidh,
Të lutem Zonjë, m’і largo hidhërimet, brengat, kllapitë,
Në gji të trishtimit, mos më ler, mos më hidh.
Eja pra, si dikur, më kujto nuk besoj t’më kesh harruar,
Ti thirrjen time kur’ dëgjoje, ti m’vije në të zemrës fole,
Oh, më vije, më qëndronje, prej pallatit tënd duke flutruar,
Me të artën karrocë, ti notoje nëpër re.
Mbrehur mjelmash pendbukura, karroca jote me shpejtësi,
Sulej bujshëm në eterin qiellor, fuqiplot’ dashurisë,
Krahëpërplasur mjelmat, vinin, rreth dheut të errët, t’zi
Mbrinte karroc’e kënaqsisë, lajmëtar’ i dashurisë.
Kur vije rrufe, ti perëndeshë e bekuar,
Ti fytyrë hyjnore, ti dhimbjelehtësuar,
Më pyesje për plagët që prapë, kisha marë,
Ku isha lënduar, a isha dashuruar.
Ti kërkoje të dije ç’gryente thell, shpirtin tim,
Andaj ti më pyesje për brengat, më theshe: “Kë do!”
“Që hyjnesha, për ty k’tu ta sjellë si rob, si shpëtim!”
“Kë do përsëri! Kë do! Mos nguro, më thuaj Safò!”
“Kush të ikën” -më theshe- “tek ty prapë do t’kthehet,”
“Kokëulur do t’të vijë, në gjirin tënd të futet, të qëndrojë,”
“Me dhurata do t’të mbushë, kush t’tuave dhurata, u fshehet,”
“Kush të desh, dhe po mos t’dojë, ty prap’do t’dashurojë!”
Oh, eja tani lëngesat m’і hiq, shpirtin tim lehtëso,
Shërimin më jep, perëndi këtë zemër e shpëto,
Merri ëndrat, dhe si ëndra m’i përmbush, më ndihmo,
E dua! Oh, Zot sa e dua, më ndihmo se s’më do!
Charles Nicolas Rafael Lafond (1774–1835):
Safoja duke kënduar për Homerin, 1824.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.