Në Korçë në mes të shek. 19-të ka patur një të tillë, i cili duket se ka qënë diku në pazar, por që me saktësi nuk dihet se ku. Sidoqoftë, më 1887 përmëndet akoma në gjuhën e përditshme të popullit të qytetit si pikë referimi, kur thuhej, “tek bezesteni”. Kjo fjalë turke, me origjinë persiane bezzazistan, në origjinal nënkupton një treg ku shiteshin materiale për veshje dhe mbathje. Në bezesten shiteshin cohëra, pluhura shajake por edhe materiale mëndafshi dhe belluze të shtrenjta. Në vëndet e lindjes bezestenet zakonisht ruheshin me roje. Gjithashtu, në turqisht fjala bezesten nënkupton edhe ato godina katërkëndëshe me oborr në mes dhe dyqane përreth, që shërbenin si komplekse tregëtare.
Gastronomi.
Në Korçë ka ekzistuar deri aty nga vitet ’60 dhe afërsisht ndodhej në atë vënd ku sot ngrihet hoteli kryesor i qytetit. Fjala gastronom, ndonëse me origjinë greko - latine tek ne u fut prej rusëve, mbasi në Bashkimin Sovjetik në ato kohë, ushqimoret e mëdhaja quheshin gastronom (Гастроном). Në gastronom shiteshin ushqime të ndryshme si, oriz, miell, vaj, bulmete, mishra, sallame, ëmbëlsira, bukë, pije, etj, etj. Gastronomi i Korçës ishte mjaft i madh dhe kish disa dyer.
Merkatoja.
Ka qënë në qëndër të Korçës diku aty ku janë sot pallatet e ish bllokut 8 Nëntori dhe ka ekzistuar deri nga vitet ‘70. Merkatoja (market = treg) ka qënë një sallë e gjatë e lartë me të paktën katër porta në të katër faqet, ku shiteshin fruta, perime, si dhe mish dhe bulmet të sjella këtu nga vënde të ndryshme të krahinës. Brënda në merkato kish një organizim me bango shitjeje në rreshta për së gjati, ku prodhuesit
ekspozonin produktet e tyre. Ndërkaq edhe oborri jashtë merkatos ka qënë i rrethuar me bango të mbuluara me çati ku gjithashtu shiteshin produkte të ndryshme.
Kazinoja.
Ka qënë një kompleks tregtar, që ka ekzistuar para Luftës së II-të, në qëndër të Korçës, diku midis gastronomit dhe merkatos. Kuptohet kazinoja ka pat ekzistuar më parë se këto.
Ky kompleks kish konfiguracion thuajse të një katërkëndëshi, me oborr në mes, përreth kish dyqane dhe lokale të ndryshme, madje në një dyqan të këtij kompleksi për nga ana perëndimore e tij, ka qënë dikur edhe libraria e parë e hapur ndonjëherë në qytetin e Korçës. Emri kazino duket se lidhet me ndonjë lokal të tillë (pra kazino), që ka patur ky kompleks.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» BK/SHJT - Tregtia: Qershor 1697 - Voskopojë
Shumë është folur dhe shkrojtur për aktivitetn tregtar të voskopojarëve. Zakonisht përmenden tregtarë të mëdhenj, të suksesshëm dhe për ta përshkruhet se ç’përmasa kapitalesh arritën të venë duke sjellë këtu si shëmbull të padiskutuar shpesh, familjen e Sinave.Flitet dhe shkruhet gjithashtu, se ata punonin anë e kënd...
» KE10/5 - Mbi vlerën e disa artikujve ushqimorë, në vitet 1600 - 1700 dhe krahasimet me kohët e sotme
Duke ditur vlerën e një sërë artikujve ushqimorë kryesorë të konsumit të përditshëm, (të quajtura sot, si “artikuj të shportës”), duke ditur se edhe të ardhurat mesatare të një zanaçiu fillestar, të rëndomtë, (kallfe), ishin në ato kohë rreth 3-4 aspra (apo akçe) në ditë, ndërsa për një usta 10 aspra, a diçka...
» KE4/32 - Vlerat e monedhave të kohës së Turqisë dhe konvertimi і mundshëm ...
Grosh nuk është turqisht por, si fjalë vjen nga gjermanishtja: grush, krush, kraish, grochen, meqënëse në atë monedhë, dikur ndodhej një kryq. Centimët e shillingës austriake edhe sot quhen grosh. Në Voskopojë groshi quhej edhe asllan, mbasi voskopojarët në ato kohë udhëtonin së tepërmi në Evropën qëndrore ku qarkullonin...
» KE9/13 - Mbi rrrugën e gjatë të përfitimit të një profesioni (zanati) në kohët e pushtimit turk.
(Shënim: Për hartimin e këtij hulumtimi jemi bazuar kryesisht tek bot. „Esnafet Shqiptare“ aut. Z. Shkodra. Akad. Shkenc. Shqipërisë, 1973, fq.89 - 106.)Përfitimi dhe ushtrimi i një profesioni, i një mjeshtërie të caktuar, apo një zanati, më parë, në kohën e pushtimit turk por edhe më pas, deri aty nga mesi i shekullit të 20...
» KE3/26 - Mbi disa marka (shqpt.) të cigareve të përdorura në gjysmën e dytë të shek. të 20-të.
Cigaret e kësaj periudhe ishin kryesisht pa filtër dhe fillonin nga cilësia më e keqe, e deri në atë më të mirën, sipas kësaj rradhe:Vullneti, cigare shumë të dobëta të futura në të ashtuquajturën qeskë, shiteshin 8 lek të vjetra. Kishin copra flete, fibra dhe byk duhani.Drini (me 10 cigare), të futura në kuti, shiteshin 10...