Sipas Sokratit (tek dialoget e tij që jepen në veprat e Ksenofontit) mbreti Kir, i cili pranohej prej studiuesve të lashtësisë si një mbret i veçantë, shëmbëllor, ka pas qënë edhe një kopshtar i madh.
Kiri (ose Cyrus), i biri i Darit të II-të (për të cilin nuk dihet data e saktë e lindjes por, dihet se vdiq më 401 para Kr.) në vitin 408, u caktua administrator i Lidisë, i Frigjisë dhe i Kapadokisë. Ai krijoi aleancë me Spartën dhe pas vdekjes së të jatit, i mbështetur prej të ëmës, luftoi për të marrë fronin e Persisë të cilën e pat uzurpuar pa të drejtë i vëllai i vet Artakserksi, që nuk ish djalë i ligjshëm. Në këtë përpjekje, ai pati shpresë të madhe tek ndihma e Spartës dhe veçanërisht tek gjenerali i saj,
Lisandri. Këtij të fundit dikur Kiri i tregoi kopshtin e tij në Sardes, qytet ky në Azinë e Vogël, ku ishte edhe rezidenca e mbretërve të Lidisë dhe më pas kryeqendra e një province të mbretërisë së Persisë së lashtë.
Ja tregimi filozofik i Sokratit për vizitën e Lisandrit tek kopshtet e Kirit.
“ Lisandri pra, teksa po shëtiste në kopsht i pushtuar prej aromave të këndëshme dhe të brishta, duke parë sesa të bukura ishin pemët, të cilat ishin mbjellë në distanca të baraslarguara njëra nga tjetra, në mënyrë harmonike dhe me kënde të drejta, tha:
Natyrisht Kir, që më mahnitin të gjitha këto me bukurinë e tyre por, më tepër më mahnit ai që i mbolli dhe u përkujdes për to.
Kiri kur dëgjoi këto fjalë u kënaq së tepërmi dhe i tha: Lisandër, të gjitha këto i kam mbjellë vetë dhe po ashtu unë vetë përkujdesem për to.
Ndërkaq Lisandri duke vënë re se ç’roba të vyera kish veshur Kiri si dhe parfumin që kundërmonte, byzylykët e tij të dorës si dhe të tjera zbukurime në trupin e tij, e pyeti plot mosbesim dhe nënkuptim: Vërtet Kir? – madje thonë se i tha edhe këtë: Mos vallë edhe prej këtyre që ke veshur, ke mbjellë diçka me duart e tua?
Thuhet se Kiri i dha këtë përgjigje të sinqertë: Të mahnitin Lisandër? Të betohem për Mithrën (Zotin) se këtë kopsht e kam mbjellë unë. Kur jam mirë, po nuk djersita, kurrë nuk ulem në tavolinë mbasi gjithmonë merrem me ndonjë punë bujqësie ose me ndonjë ushtrim ushtarak. Më pëlqen gjithmonë që të punoj.
Thuhet se Lisandri me të dëgjuar këto fjalë të Kirit, i shtrëngoi këtij dorën dhe i tha: Atëhere Kir besoj se me të drejtë qënke njeri i lumtur dhe sepse je njeri i dobishëm prandaj je dhe njeri i lumtur…”
Nxjerrë nga :
Sokrati, Mbi Bujqësinë.
- Nga dialogët filozofikë, sipas Ksenofontit –
Shqipëroi: Dr. Ilia V. Ballauri
UEGEN, 2009, Tiranë
Pamje nga lart (Google Earth) e Parkut të Rinisë, Korcë Prill 2012
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE2/2 - Mbi qepën në qarkun e Korçës
Qepa (latn. Allium cepa L.) konsiderohet si mbreti i kuzhinës. E ka origjinën nga zonat në thellësi të Azisë. Kultivimi i saj është tepër i vjetër dhe njihej prej egjiptianëve, grekëve dhe romakëve të vjetër. Përshkruhet me hollësi prej Theofrastit dhe Plinit. Qepa përmban, kalium, natrium, kalçium, acide, sheqerna, vitamina...
» KE7/11- 12 - Mali i Thatë dhe vargjet e Lasgush Poradecit, "Fryn veriu ..."
Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit...
Një lule të thatë pa push, pa erë, të shtypur brenda librit sot pashë, dhe ja, një mendim i çuditshëm menjëherë,shpirtin ma përfshiu, ndaj thashë:Kur lulëzoj kjo lule? Ç’pranverë? Ç’maj?Sa kohë? Pse u këput dhe ku?I njohur, i panjohur kush e këputi dhe pastaj, vallë pse e vendosi mes fletëve këtu?T’i kujtojë ndofta...
» BK/N:Biologjia-Flora-Gjenetika: Mbi një kalendar të mundshëm për vrojtime citogjenetike në Korçë
HYRJENuk do të jetë e largët dita kur edhe flora e Zonës së Korçës për arësye dhe qëllime të ndryshme shkencore (siç veprohet kudo sot në vendet e zhvilluara) do të studiohet për nga ana citogjenetike, e kuptohet se një interes të veçantë në këtë drejtim do të kish së pari të dispononim një kalendar standart, të...
Shënim: Materiali që vijon, është hartuar duke u bazuar tek të dhënat të nxjerra nga studimi: Akd. Shkc. Shqiprisë, L. Mile,“Çështje të historisë agrare shqiptare (fundi i shek.18-të, deri në vitet ’70 të shek.19-të)“, fq. 30 - 33.Fjala çiflig duket se vjen prej persishtes: çift = një palë, pra një pendë qè e...