Johann Wolfgang von Goethe (1749 – 1832) konsiderohet si gjeniu i mendimit intelektual modern gjerman. Ai ishte shkrimtar (shkruajti: poezi, prozë dhe dramë), filozof, fizikant, biolog, erudit, etj, ku rrallë dhe, si dikur në botën e lashtë tek ai gërshetoheshin dijet e thella të letrave, me ato të shkencës.
Duke lënë mënjanë botën e tij të shkrimeve letrare e cila është tepër e njohur për këdo, bota e tij shkencore ishte gjithashtu e pasur, e thellë dhe enciklopedike. Kështu akoma edhe sot, studimet e tij botanike që lidhen me morfologjinë (metamorfozat) e bimëve, trajtohen si tepër interesante, të mprehta dhe të veçanta. E njëjta gjë duhet thënë për teorinë e ngjyrave. Ai krijoi barometrin Gëte të bazuar tek parimi i Toriçelit, madje sipas Hegelit, ai interesohej së tepërmi për fenomenet e meteorologjisë. Gëtja merrej me petrografinë, gjeologjinë dhe në kohën e vet kish koleksionin më të madh në Evropë, me copa gurësh mineralë (rreth 18 mijë të tillë). Në këtë kuadër për Gëten nuk mbeti jashtë interesit edhe gjenetika e njeriut.
Një poezi të tij lidhur, me trashëgiminë e tipareve që ai zotëronte prej prindërve të vet dhe e cila sot botohet, e botohet në vazhdim në tekstet e biologjisë të viteve të larta të liceut në Austri, e kam sjellë këtu të titulluar:
Tiparet që prej prindërve, përftova ...
Prej babait shtatin, pamjen, trashëgova,
mënyrat e tij në jetë, kthjelltësinë, krenarinë,
dhe u mbrujtën këto me shpirtin e ëmbël që prej nënës fitova,
së bashku me dëshirën e saj, për të treguar historinë, poezinë.
Stërgjyshi, plot finesë flërtonte me dashnoret zëmërlënduar,
dhe kuptohet, këtë damar e pamundur edhe unë të mos e kem,
stërgjyshja pëlqente, brilantet, margaritarët e ndriçuar,
që edhe unë kam qejf sa herë shoh të tillë, sytë t’ua hedh.
Më thoni pra! Për sa kohë që tiparet kështu gatuhen,
dhe janë kështu të ngjizura, të përziera qysh kur lind,
ç’farë është këtu e imja, vetia ku un’ shquhem,
ajo pra që nuk mora, nga asnjë prind?
Shqipëroi: Dr. Ilia V. Ballauri
Pedagog i gjenetikës.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» BK/LA - Poezia - Poezi: Anakreont u mplake!
Shqipëroi Ilia V. BallauriMë thon’ gratë lozonjare,“Mbarove, Anakreont, u mplake,”“Ja shih vetveten, në pasqyrë,”“Kokëçveshurën, shëmbëlltyrë”
Gjer më sot shumë veta kanë shkruar kundra meje, por asnjë-herë s’jam përgjigjur. Se poeti s’përgjigjet, poeti bën veprën, vepra le të përgjigjet. Po të mos flasë ajo, poeti s’ka ç’të thotë.Nxjerrë nga: "Lasgushi më ka thënë, ..."P. Kolevica
Konstandin Kavafi, lindi dhe vdiq në të njëjtin qytet, në Aleksandri të Egjiptit (1863 – 1933). Lindi dhe vdiq në të njëjtën ditë më 29 prill. Ishte fëmija i nëntë i Petro Kavafit, tregëtarit të madh të pambukut, në Egjipt i cili origjinonte në thellësi prej një familjeje të vjetër greke bizantine nga Kostandinopoja....
Vargje nga: Yehuda Halevi (1074 – 1141), njëri prej poetëve më të mëdhenj të këtij populli, i lindur në Toledo.Lotët e miOfra, i lan dhe i shpëlan teshat e saj,tek ujët e lotëve të mi dhe pastaj,që të thahen ato i nder,tek dielli që bukuria e saj nxjerr.Jo! Nuk ka nevojë ajo për lumë, a krua,ka sytë e mi, më ka mua,dhe me...
» BK/N:Biologjia-Flora-Gjenetika: Mbi një kalendar të mundshëm për vrojtime citogjenetike në Korçë
HYRJENuk do të jetë e largët dita kur edhe flora e Zonës së Korçës për arësye dhe qëllime të ndryshme shkencore (siç veprohet kudo sot në vendet e zhvilluara) do të studiohet për nga ana citogjenetike, e kuptohet se një interes të veçantë në këtë drejtim do të kish së pari të dispononim një kalendar standart, të...