Ky lumë është i gjatë 196km. Buron rrëzë malit të Gramozit në afërsi të fshatit Nikolocë. Kalon nëpër fushën e rrethit të Bilishtit, që quhet fusha e Devollit, takon Prespën e Vogël, kalon pranë Progrit, pastaj mespërmes Qafës së Cangonjit, duke lënë për nga veriu Malin e Thatë dhe nga jugu vragmalet e Moravës, përshkon kështu fushën e Korçës ku merr me vete lumin e Dunavecit, (fushën e ndan në dy pjesë), kalon nëpër torfat e ish kënetës dhe pastaj në anë të qytetit të Maliqit dhe ish kombinatit të sheqerit, futet për në grykat malore. Përshkon malësitë e Gorës dhe Oparit, futet në rrethin e Gramshit, kalon në rrethin e Beratit ku në afërsi të Urës Vajgurore bashkohet me lumin e Osumit dhe pastaj që të dy bashkë, duke formuar kështu lumin e madh të Semanit derdhen në det.
Baseni ujëmbledhës i këtij lumi është 3139 km2, lartësia mesatare mbi nivelin e detit 960m (e basenit), ndërsa prurja mesatare rreth 50 m3 në sekondë (pra afërsisht sa volumi i një dhome, 4 x 4 x 3m) dhe me një ndotje të ngurtë thuajse 400 mg/l (pra as gjysmë gram në 1 litër ujë). Në lashtësi lumi i Devollit njihet me këto emra: Eordeus, Apsus, Deabolis, por edhe Argentus. Në burimet quhej Eordeus, në Fushën e Korçës quhej Deabolis dhe Devoll, dhe në grykat e Moglicës, Apsus. Në të ardhmen mbi lumin e Devollit sipas një projekti do të ndërtohet një hidroçentral i fuqishëm, me aftësi prodhuese rreth 400MW.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE5/28 - Mbi kodrat në lindje mbi qytetin e Korçës.
Një përshkrim i fundit të shek të 19-të:“… Këto [kodra] kanë lartësinë deri 100m dhe janë, 1) kodra e “Shën Thanasit“, 2) kodra e “Vreshtave“ e cila është në vazhdim të të parës, 3) kodra e “Shënd ‘Ilisë“ që edhe kjo është vazhdim i të mëparshmes, 4) kodra e “Gërqeles“, që edhe kjo vazhdon pas të...
» KE8/4 - Verërat e krahinës së Devollit, në fillim të shek. 19 - të
Udhëtarë të ndryshëm që kaluan në anët tona në këtë kohë dhe kryesisht Fransua Pukëvil (1770 – 1838) konsulli i Napoleonit pranë Ali Pashë Tepelenës, tek vepra e tij, “Voyage en Morée, à Constantinople, en Albanie, et dans plusieurs autres parties de l'Empire Ottoman” botuar në Paris më 1805 dhe Ami Bue (1794 -1881),...
» KE6/31 - Struktura gjeologjike e kurorës rrethuese, të lartësive rreth e qark Fushës Korçës.
Duke filluar prej veriut, (e pastaj lindje, jugë, perëndim, veri), përreth, lartësitë që ngrihen mbi Fushën e Korçës, kanë këtë përbërje gjeologjike: 1) Kodrat pas Petrushës, ato të Grabovicës dhe deri tek Mali i Thatë, janë argjile e konglomerate ranore, të sistemit neogjenik. 2) Mali i Thatë, Mali i Ivanit, deri në...
Një përshkrim i atyre viteve. ‘Përballë Postenanit ndodhet qyteza e Leskovikut me 400 shtëpi prej të cilave një pjesë janë shtëpi të kamura. Vëndndodhja e qytezës është në një panoramë të bukur, me ujëra, dhe me ajër të shëndetshëm. Qyteza ka edhe pazar. Bejlerët e këtushëm janë aktivë në jetën politike,...
» KE1/15 - Lartësia mbi nivelin detit, brenda qytetit të Korçës
Lartësia mbi nivelin detit,brenda qytetit të Korçës sipas një linje nga veriu në jugë është:Në unaza (kryqz. Dishnicë) 851mNë ish-Parku mallrave 860mNë Universiteti 850mNë “Lëndina e Lotëve” 854mNë...