Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre. Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër. Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.
Meneandri, sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11 Shek. IV para Kr.
Rruga e moçme e karvaneve, Vlorë-Berat-Voskopojë-Korçë dhe mallrat që transportoheshin. Zona e Korçës lidhej në Adriatik me dy skela, atë të Durrësit dhe të Vlorës. Skela kryesore për tregtarët e anëve tona dhe sidomos për ata voskopojarë ka qënë skela e Durrësit. Ndërkaq një tregëti e konsiderueshme zhvillohej edhe duke shfrytëzuar skelën e Vlorës. Kish itenerar direkt dhe karvanet shkonin e vinin Korçë – Vlorë, duke shpënë mallra për eksport dhe duke sjellë mallra nga importi, (Venetiku dhe më gjërë) për nevojat e zonës. Berati lidhej si me Durrësin ashtu dhe me Vlorën, madje me këtë të fundit kish më tepër dhënie marrje. Itenerari i më poshtëm ndoshta është qysh në kohët e Bizantit. Nga Vlora karvanet shkonin, nëpër Babicë, kapërxehej Shushica, në Picar, në Armen, kalohej Vjosa në Murtajas, në Selishtë, Hekal, Ballsh, Aranitas, kapërxehej Gjanica, qafa e Sinjës, në Bolinjan, në Velebisht e pastaj në Berat. Prej Berati ndiqej ana e djathtë e Osumit, arrihej në Vodicë, ngjitej në pllajën veriperëndimore të Tomorit, dilej pastaj në Qafa e Dardhës, zbritej për në Trovë (Tomoricë), në Ostin, në Romas, kapërxehej lumi i Tomoricës, dhe hidhej në Dobrenj. Prej këtu ngjitej pastaj në Guri i Prerë që ishte një pikë shumë e njohur dhe me plot ngjarje sidomos për voskopojarët e vjetër (Këtu ishte dikur kufiri midis zonës së Beratit dhe asaj të Voskopojë-Korçës, këtu ishte për një farë kohe edhe kufiri midis pronave të Ali pashë Tepelenës dhe Kurt pashë Beratit). Nga Guri i Prerë shkohej pastaj në Dushar, në Protopapë dhe dilej më pas në Voskopojë.Nga Voskopoja rruga shkonte pastaj sipas prroit të Gjonomadhit, në Voskop dhe arrinte përfundimisht në Korçë. Mallrat që eksportoheshin ishin: lesh në sasira të mëdha, stofra të trasha, mbulesa të trasha leshi, punime prej lesh dhie, velenxa, fije, lëkurë, lëvozhgë valanidhi, dyllë, safran, duhan etj. Një material burimor francez thotë se, në vitet 1300 - 1400 nga zona e Korçës për në Vlorë eksportohej dhe mëndafsh. [? Të ketë lidhje kjo gjë, me manat e fshatrave në afërsi të qytetit dhe në rrëzë të vargmaleve të Moravës ?] Mallra që importoheshin ishin: pëlhura dhe stofra venetikase, sheqer, kafe, sende hekuri, xhame, prodhime majolike, letër për shkrim, libra, pëlhura mëndafshi të qëndisura me ar, kadife, pambuk, tel hekuri, plumb, bakër i parapunuar, etj.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari
Vjedhës nuk është vetëm ai që i hedh vajit ujë por,Vjedhës është edhe ai mjeshtër a mësues që nuk mëson nxënësit e vet.
Papës së Romës ditën e parë që ulej në fronin papal i ndiznin përpara disa kashtëra dhe kardinali i thesh:Beatissimo Padre, I Nderuar Pater, kaq është kjo jetë dhe kaq është lavdia e kësaj bote, sa ky tym!
» KE11/13 - Ekonomia: Nga historia e kambizmit, në kohën e Turqisë në Korçë.
Fjala kambizëm vjen prej italishtes, cambiare = me këmbye, këmbej, pra kambizmi është veprimi financiar që lidhet me këmbimin (angl. exchange) e një monedhe me një tjetër.Në fund të shekullit të 19-të e fillim të shek. të 20-të, para rënies së perandorisë osmane, në Korçë falë zhvillimit ekonomik të qytetit si edhe të...
Qyteti ynë ka patur dy herë ora publike në trajtë godinash. Përshkrimi i shek. 19-të për orën e parë. “Ora është e vendosur në një godinë të lartë dhe të ngushtë prej guri. Godina është ndërtuar më 1784, prej mjeshtrash ndërtimi malësorë nga veriu i vëndit, ndërsa këmbanën e orës, e cila peshon afërsisht 40 okë...
» KE1/10 - Niko E. Çipi dhe libri i parë i shkruajtur ndonjëherë për tregtinë në shqip.
N. Çipi ishte një intektual i talentuar, i viteve ‘20, jetoi vetëm 23 vjet (1905 – 1928), ishte profesor i kontabilitetit në liceun francez, për më tepër, edhe zëvëndës drejtor i Aneksit të Liceut. Me një jetë kaq të shkurtër dhe plot aktivitet, rrallë se gjen të dytë në vëndin tonë. Mësimet e pra i mori në Korçë,...