Një përshkrim i fundit të shek të 19-të: “… Këto [kodra] kanë lartësinë deri 100m dhe janë, 1) kodra e “Shën Thanasit“, 2)kodra e “Vreshtave“ e cila është në vazhdim të të parës, 3) kodra e “Shënd ‘Ilisë“ që edhe kjo është vazhdim i të mëparshmes, 4) kodra e “Gërqeles“, që edhe kjo vazhdon pas të tretës. Të gjitha këto kodra lartësohen pra në lindje të Korçës. Duhet thënë se ka të tilla edhe për nga ana e veriut në vazhdim deri në fshatin Melçan … .“
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE9/6 - Mbi etimologjinë e fjalës Varosh, dhe zanafillën e dy lagjeve te vjetra në Korçë.
Korça dikur ka patur një lagje Varosh (Korça e vjetër rreth Mitropolisë) dhe një lagje tjetër të quajtur Katavarosh (kato = poshtë, Varoshit) që ishte dikur përballë Shën Mërisë dhe aty përreth ku ishte dikur, fabrika e këpucëve.Fjala Varosh ka origjinë hungarezo – rumune dhe me këtë emër quheshin lagjet e para që...
» KE5/15 - Zona e Oparit në fillim të shek. 19 - të, një përshkrim i vitt 1830.
“ … Edhe Opari është një komunë e vogël. Përfshin thuajse 30 fshatra, …. Llogaritet të ketë gjithsej rreth 600 shtëpi dhe rreth 4500 frymë. Relievi është malor, tepër i frikshëm dhe me maja të pa kapshme. Shtëpitë janë të ndërtuara në kodra, rrëpira dhe humnera. [Përsa i takon juridiksionit fetar] varet nga mitropolia...
» BK/SHJT - Mbi kronologjinë dhe ushtarakët osmanë, që pushtuan fillimisht Devollin dhe Korçën.
Të dhënat historike dëshmojnë se turqit nën komandën e Evrenos Pashës, pushtuan krahinën e Devollit në vitin 1381 dhe pastaj, katër vjet më vonë më 1385, nisën një fushatë me 40 mijë ushtarë të komanduar prej Hajredin Pashës dhe pushtuan zonën e Korçës, deri në afërsi të Beratit. Pra Devolli dhe Korça, ranë në duart...
Një përshkrim i atyre viteve. ‘Përballë Postenanit ndodhet qyteza e Leskovikut me 400 shtëpi prej të cilave një pjesë janë shtëpi të kamura. Vëndndodhja e qytezës është në një panoramë të bukur, me ujëra, dhe me ajër të shëndetshëm. Qyteza ka edhe pazar. Bejlerët e këtushëm janë aktivë në jetën politike,...