| Aforizma të eruditëve grekë dhe romakë: Për bukurinë. |
Bukuria është dhuratë e Zotit. Aristoteli
*
Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.
Aristoteli
*
Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të liq.
Shën Agustini
*
Në çastin që një vajzë fillon e nuk ka më ndrojtje dhe nuk skuqet më, atëhere ajo ka humbur pjesën më tërheqëse dhe më fuqiplotë të bukurisë së vet.
Grigori i 1-rë, shek 6-të
*
Të lutem o Zot, më bëj të bukur përbrenda.
Sokrati
*
Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.
Platoni
*
Njësoj si mund të gabojë një mëndje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.
Ovidi
*
Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t'i drejtohej Zotit me përdëllim.
Shën Joan Klimakus, shek. 7-të
*
Ç'ka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.
Safo
*
Asgjë e bukur nuk është e bukur, po qe se shikohet nga të gjitha këndvështrimet. Horaci
*
Kur në mesnatë kandili shuhet, të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.
Plutarku
|
Numri i shtëpive dhe i banorëve, të disa prej fshatrave të nënprefekturës së dikurshme të Pogradecit, në vitin vitin 1923 ka qënë si më poshtë:
Pogradeci, shtp. 494; ban. 2243,
Bradomira, 49; 282,
Beragozda, 70; 387,
Blaca, 50; 359,
Çervenaka, 17; 117,
Çërava, 61; 358
Çezma Sipër, 50; 259,
Çezma Poshtë, 55; 328,
Dumica, 82; 496,
Alarupi, 73; 426,
Grabovica. 12; 94,
Kalivaç, 52; 318,
Kriçkova, 31; 128,
Lini, 15; 43,
Leshnica, 59; 354,
Llënga, 57; 327
Memlishti, 49; 268,
Malina, 28; 143.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.