Korça dikur ka patur një lagje Varosh (Korça e vjetër rreth Mitropolisë) dhe një lagje tjetër të quajtur Katavarosh (kato = poshtë, Varoshit) që ishte dikur përballë Shën Mërisë dhe aty përreth ku ishte dikur, fabrika e këpucëve.
Fjala Varosh ka origjinë hungarezo – rumune dhe me këtë emër quheshin lagjet e para që ndërtoheshin, jashtë kalave. Pra Varosh = nën ose jashtë kështjellës. Ky term urbanistik u përhap në kohët e pushtimit osman thuajse në gjithë Ballkanin, për gjithë lagjet që ndërtoheshin përbri kalave.
Në këtë kuadër, lagjja Varosh e Korçës dhe ajo Katavarosh, janë indirekt edhe një dëshmi tjetër, më tepër, për ekzistencën tepër të hershme të një kalaje në Korçë. Në të kundërt, nuk ka sesi të merrte emrin Varosh, pra përbri kalasë, një lagje që do të mund të ndodhej, në një vënd që s‘kish kala.
E pra ato u ndërtuan duket, në të tilla pozicionime pra jashtë kalasë sonë, të dikurshme.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE5/28 - Mbi kodrat në lindje mbi qytetin e Korçës.
Një përshkrim i fundit të shek të 19-të:“… Këto [kodra] kanë lartësinë deri 100m dhe janë, 1) kodra e “Shën Thanasit“, 2) kodra e “Vreshtave“ e cila është në vazhdim të të parës, 3) kodra e “Shënd ‘Ilisë“ që edhe kjo është vazhdim i të mëparshmes, 4) kodra e “Gërqeles“, që edhe kjo vazhdon pas të...
» KE7/22- Histori - Demografi - Mbi popullsinë e qytetit të Korçës për gjatë 500 vjt. (1431-1927)
1) Sipas rregjistrit turk të Korçës dhe Përmetit të vitit, 1431 – 1432, Korça figuron si kështjellë e banuar me 26 shtëpi dhe fshati Peshkëpi ngjitur me të numëronte 71 shtëpi, pra gjithsej 97 shtëpi. Duke llogaritur familjen e asaj kohe me të paktën, rreth 7 pjestarë, del se me afërsi Korça në atë kohë kish rreth, 700...
» KE4/21 - Prejardhja gjeografike e trupave franceze që mbërritën në Korçë, gjatë Luftës së I-rë.
Ushtarët francezë që u vendosën në krahinën e Korçës në këtë kohë, i përkisnin, Trupave ushtarake franceze të Orientit. Këto vareshin prej gjeneral Sarrail i cili e kish qëndrën në Selenik. Ja disa grupime ushtarake franceze dhe gjeografia e prejardhjes së tyre, që morën pjesë në veprimet ushtarake të zhvilluara në këtë...
» KE5/28 - Mbi kodrat në lindje mbi qytetin e Korçës.
Një përshkrim i fundit të shek të 19-të: “… Këto [kodra] kanë lartësinë deri 100m dhe janë, 1) kodra e “Shën Thanasit“, 2) kodra e “Vreshtave“ e cila është në vazhdim të të parës, 3) kodra e “Shënd ‘Ilisë“ që edhe kjo është vazhdim i të mëparshmes, 4) kodra e “Gërqeles“, që edhe kjo vazhdon pas të...
Të thuash sot se, Korça ka patur dikur kala, duket si diçka e çuditshme, por të dhënat historike dëshmojnë se edhe Korça ka patur dikur të tillë.Sipas arshivave turke, defter-i icmal vilayet-i Goriçe ve, … maliyden mudevver, nr 231 fq.92, etj. përmëndur nga, S. Pulaha tek punimi i tij me titull, Pronësia feudale në tokat...