Aforizma - Jorge Luis Borges |
Gjithmonë paradisin e kam imagjinuar si një lloj biblioteke.
*
Si paradisi ashtu dhe feri më duken si shume, qoftë per të shpërblyer qoftë për të ndëshkuar. Veprimet e njerëzve nuk meritojnë as njërën as tjetrën.
*
Një përkthim asnjëherë nuk është besnik ndaj origjinalit.
*
Të biesh në dashuri, do të thotë të ndërtosh një lloj besimi ndaj një perëndie që një ditë, do të bjerë.
*
Asgjë nuk është ndërtuar mbi gur, të gjitha janë ndërtuar mbi rërë, por ne duhet të ndërtojmë, sikur ndërtojmë mbi gur.
*
Çapitem aq ngadalë, njësoj si dhe ai, që vjen së largu dhe që nuk pret, që të arrijë kurkund.
*
Të pranosh të panjohurat, do të thotë që, të gjitha gjërat të jenë të mundëshme, edhe Zoti edhe Trinia e Shënjtë. Bota që jetojmë është aq e çuditshme sa gjthçka mund të ndodhë dhe mund të mos ndodhë. Duke pranuar të pa njohurën, i jap mundësi vetes të jetoj në një botë më të madhe, më fantastike, në një lloj bote misterioze. Dhe kjo gjë, më bën që të jem më tolerant.
*
Kur vjen fundi, njeriu nuk ka më fantazi dhe imagjinatë, ka vetëm fjalë, fjalë.
|
SHKURT
Primula (Aguliçja): Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe të vendosura në formë rozete, lulet ngjyrë të verdhë ose të kuqe trëndafil, lulëzon në shkurt, në vënde me lagështi, në ambjente pyjore dhe malore. Në mjekësinë popullore përdoret për organet e frymëmarjes.Tek aguliçja mund të vrojtohen mejoza dhe mitoza somatike. Tek, Primula vulgaris, (e rëndomtë) e cila nuk ka kërcell, numuri i kromosomeve është 2n=22.
Prunus amygdalus (Bajamja): Drufrutor, lulëzon në shkurt dhe në mars, me lule ngjyrë rozë, të kuqe trëndafili. Bajamja është bërthamorja e parë që lulëzon në zonën e Korçës. Tek bajamja, vrojtohen gjithashtu mejoza dhe mitoza, ndërsa numuri i kromosomeve, mund të jetë ose 2n=16, ose 2n=32.
MARS
Prunus, Pyrus, Malus (kumbullat, pjeshkët kajsitë, dardhat, mollët): Drufrutorë karakteristikë për zonën e Korçës, kanë egzistuar dhe mund të egzistojnë akoma edhe kultivarë autoktonë të hershëm, lulet e tyre janë ngjyrë të bardhë, të bardhë në rozë, rozë, etj. Lulëzojnë në mars dhe prill. Kumbullat, pjeshkët, kajsitë, kanë zakonisht numurin e kromosomeve 2n = 16 ose, 2n = 32, ndërsa dardhat 2n = 34, mollët, 2n = 52. Tek këto pemë mund të vrojtohen gjatë gjysmës së dytë të marsit, mejoza, mitoza polenike dhe mitoza somatike. Paraqesin figura shumë të bukura të ndarjes së qelizës por, kromosomet e tyre janë tepër të vogla, me morfologji uniforme dhe që ngjyrosen me vështirësi.
Paeonia (lule bozhuri): Bimë me lule ngjyrë të purpurt apo të kuqe, me thekë të gjatë, që rritet nëpër shkurre. Disa specie tjera rriten edhe në vende gurishtore e barishtore të thata. Lule bozhurja mund të ketë numurin e kromosomeve 2n = 10 ose, 2n = 20 kromosome. Tek kjo bimë mund vrojtohet, mejoza, mitoza polenike dhe mitoza somatike. Paeonia është një bimë që paraqitet si material pedagogjik i klasit të parë për të vrojtuar figurat e ndarjes dhe morfologjisë së kromosomeve. Këto të fundit, paraqesin konture tepër të qarta kur bëhet ngjyrimi sipas metodës Fëlgen. Dallohen shumë bukur bivalentët e mejozës. Ka mundësi që të vrojtohen edhe aberracionet (difektet) e strukturës së kromosomeve.
PRILL
Allium ursinium (hudhra e egër): Hudhra e egër rritet në pyjet malore, lulëzon në fund të prillit dhe në fillim të majit, formon lule të vogla ngjyrë të bardhë dhe përdoret në mjekësinë popullore. Tek hudhra e egër mund të vrojtohet mejoza dhe mitoza polenike, numuri i kromosomeve është 2n = 14.
Polygonium (Nejcë ose bar pate, një lloj bari i keq): Bimë me kërcell me gjethe deri në majë ndërsa lulet e vogla. Bar i patës është tepër i përshtashëm, për vrojtimin e mejozës dhe të mitozës polenike. Kjo e fundit ka një ritmë të shpejtë dhe vërehet në një numur të madh mikrosporesh njëkohësisht.
Graminacea (graminore, të lashta si gruri, thekri, tërshëra, elbi, festuka, lolium, meli, etj.): Tek këto bimë monokotiledone, gjendet një numur i ndryshëm kromosomesh në specie të ndryshme. Mund të vrojtohen në prill mejoza dhe mitoza somatike.
Pisum sativum (bizelja): Bime e njohur leguminoze, barishtore kacavierëse, me lule ngjyrë të bardhë, tek e cila mund të vrojtohen kromosomet në ndarje mejotike dhe mitozë somatike.
MAJ
Vicia (fava batha e zakonshme): Edhe kjo është bimë leguminoze (bishtajore) dhe përdoret për ushqim por edhe si forazh, lulet i ka ngjyrë vjollcë. Numuri i kromosomeve të bathës është 2n = 12 dhe tek kjo bimë gjatë muajit maj mund të vrojtohet mejoza dhe mitoza somatike. Materialet citologjike të pregatitura prej bathës janë shumë të bukura, fine, me forma të sakta dhe figura të qarta të kromosomeve ku duken edhe konstriksionet (ngushtimet) e tyre. Gjatë vrojtimit të mejozave mund të shikohen edhe lidhjet hijasmatike ndërmjet kromosomeve.
Lathyrus (vingjëra por edhe groshi): Bimë bishtajore, numuri i kromosomeve të të cilave është 2n = 14. Tek këto mund të vrojtohet një mejozë e interesante mbasi tek kjo e fundit dallohet në mënyrë veçantë meitoza e parë gjatë së cilës ndodh krijimi i çifteve bilente të kromosomeve. Gjatë muajit maj mund të vrojtohen gjithashtu edhe Graminore të ndryshme, tek të cilat mund të kapet mejoza dhe mitoza somatike.
QERSHOR
Allium cepa (qepa e zakonshme): Bimë që formon bulb, me lule umbrellore, tepër e njohur dhe tepër e përdorur në jetën e përditëshme për ngrënie. Gjatë qershorit tek kjo bimë e cila ka një numur kromosomesh 2n = 16, mund të vrojtohet mejoza dhe mitoza somatike.
Petunia violacea (petunia): Bimë me lule të bardha ngjyrë trëndafili, me numur kromosomesh 2n = 14, tek e cila vrojtohet mejoza, mitoza polenike dhe mitoza somatike. Në mejozë vërehen shumë mirë formimi i bivalenteve me konture tepër të qarta.
Lycoperisicum esculentum (domatja): Bimë perimore me një numur kromosomesh 2n = 24, tek e cila vrojtohet gjatë qershorit, mejoza dhe mitoza somatike. Gjatë mejozës vërehet shumë mirë profaza e parë.
KORRIK
Datura stramonim (rrodhja e fushës ose, tatulla): Bimë me lule të bardha në formën e kupës tubore, gjëndet edhe si bar i keq nëpër ara të mbjella sidomos me të lashta. Përdoret edhe si bimë medicinale. Numuri i kromosomeve të rrodhes është 2n = 24 dhe tek kjo bimë gjatë korrikut mund të vrojtohet mejoza dhe mitoza somatike.
Nicotina tabacum (duhani i zakonshëm): Bimë tepër e njohur me lule aromatike të bardha në të verdhë. Duhani mund të ketë 2n = 18, 24, 48, kromosome dhe tek kjo bimë mund të vrojtohet, mejoza, mitoza polenike dhe mitoza somatike. Është me vlerë të përmëndim se pamjet që shikohen gjatë mejozës janë shumë të pastra, vrojtohet gjithashtu edhe evolucioni i gjëndjeve bivalente në profazën e parë të mejozës.
Zea mays ( misri): Misri ka numurin e kromosomeve 2n = 20, dhe tek kjo bimë mund të vrojtohet gjatë këtij muaji, mejoza, mitoza polenike dhe ajo somatike.
GUSHT
Scilla bifolia (qepë e egër): Qepa e egër ka një bulb të vogël, lule ngjyrë të kaltër dhe rritet nën shkure. Në muajin gusht tek kjo bimë mund të vërehen vetëm mitozat e gjetheve tepër të reja, të cilat janë të shumta në numur.
SHTATOR
Hyacinthus (Zymbyli): Zymbyli është bimë bulbore, me gjethe vizake, me lule ngjyrë trëndafil blu, ose të bardha, ka 2n = 24, kromosome dhe tek kjo bimë në fillim të vjeshtës mund të vrojtohet mejoza. Bëhet fjalë për zymbylat e malit.
TETOR
Allium sativa (Hudhra e zakonshme): Bimë e kultivuar tepër e njohur dhe e përdorur në guzhinë, me 2n= 16 kromosome. Tek rrënjët e hudhrës, gjatë këtij muaji, mund të vrojtohen një sërë mitozash, preparatet pregatiten me sukses sidomos kur bëhet ngjyrimi me karminë ferike. Duken shumë qartë konturet e kromosomeve.
NËNTOR
Muscari (Lule mysku): Lule mysku rritet në kullota dhe në vënde me bar e shkurre, lulet i ka ngjyrë boj qelli të çelët, ka 2n = 36 kromosome dhe tek këto bimë mund të vërrehen mejoza dhe mitoza polenike dhe ajo somatike. Tek lule mysku egziston mundësia që në një lulëri të vrojtohet cikli i plotë kromosomik.
DHJETOR
Gjatë këtij muaji mund të vrojtohen mitoza dhe mejoza tek bimët e përmëndura më parë si, Helleborus = lule taçja, (cila vrojtohet në Janar) dhe Muscari = lule mysku, e cila mund të vrojtohet në nëntor.
Ilia V. Ballauri
Dr. shkencave
dhe
Prof.As.Dr.Irena Kallço
Qershor 2008,
Botuar tek: Buletini Shkencor Nr.18, Univ. Fan Noli, Korçë.
Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.