MZ - Aforizmë: |
Dëgjoni ç’ka dëftejnë të moshuarit, kushtojini vëmëndje asaj ç’ka ju rrethon, nuk kemi shumë kohë. Në jetë ndodh që dhe këto t’i humbasim brenda një nate. Informacioni kështu humbën, … Dëgjoni ç’ka ju dëften një fqinj i moshuar, apo të afërmit të cilëve ju ka kaluar mosha, … Ç’dimë ne për kohërat e shkuara, për të kaluarën, në qoftë se nuk dëgjojmë ata që jetuan në ato kohëra? Dhe si mund të përballojmë të ardhmen, kur nuk njohim të shkuarën? |
Djalli me të birin ishin duke udhëtuar nëpër botë. Në rrugë e sipër kalojnë pranë një fshati i cili dukej se ndodhej në ditë të gëzuara. Dëgjoheshin nga larg këngë, kërcime, vallëzime e gëzime.
Duke parë këtë gjëndje, djalli i tha të birit, - Leri mos i ngacmo, leri të gëzohen-.
I biri i djallit u përgjegj, - Dakord, po shkoj e po afrohem pak, vetëm për të pirë ujë.
Aty ku vajti e piu ujë, i biri i djallit pa zonjën e shtëpisë që po gatuante bukë. Për të punuar në qetësi, ajo kish lidhur pas një huri, kryedashin e shtëpisë. I biri i djallit pasi piu ujë mirë e mirë, s’iu durua por vajti dhe e zgjidhi dashin e lidhur.
Dashi tashmë i zgjidhur, u lëshua me turr drejt lirisë dhe në sillë e sipër, i rrëzoi të zonjës së shtëpisë brumën. Zonja tepër e hidhëruar që i ra bruma përdhe, i shtiri dashit me një dru dhe pa e kuptuar, e la atë në vënd. Ndërkaq në këtë rrëmujë, hyri i zoti i shtëpisë dhe e kuptoi se kryedashin e kish vrarë gruaja e tij. Në inat e sipër ai vrau të shoqen. Ndërkaq ngjarja merret vesh dhe në çast, filluan të qajnë njerëzit e shtëpisë, pastaj të ulërijnë fqinjët, dhe atje ku gëzoheshin të gjithë lanë këngët dhe zunë vajet dhe kujën.
I dëgjon të qarat djalli dhe e pyeti të birin, nëse bëri ndonjë të keqe
‘Jo, - i tha ai - unë vetëm sa zgjidha dashin prej hurit dhe e lëshova të lirë -.
Shënm: Përrallëza i takon mesit të shek 19-të dhe gjuha në origjinal përmban arkaizma, për këtë arsye ajo është përpunuar.
Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.