Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin. |
Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.
Sokrati
*
Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë. Horaci
*
Për të shkruajtur mirë, shprehe vetveten si një njeri i zakonshëm dhe mendo si një njeri i zgjuar. Aristoteli
*
Mëndjen duhet ta përformojmë, duke lexuar në thellësi dhe jo në gjërësi. Quintilian
*
Ai që nuk lexohet, konsiderohet sikur nuk ka shkruar gjë. Marciali
*
Krehjet e shumta të një shkrimi, e dobësojnë më tepër atë, sesa e përmirësojnë. Plini (i Ri)
|
Perëndesha Hera bën tualetin e saj.
Homeri, Iliada, rapsodia XIV, 166 etj.
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri, reciton Nonda Kajno.
(Shënim : Në luftën e Trojës morën pjesë edhe perënditë duke simpatizuar dhe antipatizuar njërën apo tjerën palë.
Perëndesha Hera dhe Athina morën anën e Akejve meqënëse Paridi, mollën e bukurisë apo të sherrit іa dha Afërditës.
Akejtë mbështeteshin prej, Poseidonit, Hermesit dhe Hefestit, ndërsa trojanët mbështeteshin prej perëndive, Apollon, Aris (Mars) dhe sigurisht, edhe prej perëndeshës Afërditë.
Akejtë kishin nëntë vjet që kishin rrethuar Trojën por pa rezultat, madje në një çast dukej sikur fitorja po u buzëqeshte trojanëve. Perëndesha Hera për të tërhequr interesin e Zeusit me qëllim që ky, të ndihmonte akejtë, vendosi që t’i paraqitet atij me një bukuri të tillë, që t'i joshë dhe t’і ndezë atij ndjenjat erotike. Për këtë arsye bën edhe tualetin në fjalë që na e përshkruan kaq bukur Homeri.)
Kështu pra, perëndesha Hera.
Hyri në dhomën e fshehtë, të jetës intime të saj,
Mbylli portën, me një kllapë sekrete e pastaj,
Zbukurimin e trupit filloi.
Së pari në shkumë të bardhë, ambrosio u la,
Lëkurën e zbuti, e ndriti, e zbardhi sa s’ka,
Dhe pastaj filloi parfumimin.
Vajra frutash sipas shijes s’Zeusit kurmin fërkoj,
Me aroma lulesh Olimpi, pastaj e latoi, ëmbëlsoi,
E fërkoi, e lëmoi, e zbukuroi.
Shpërndau ngado një odor erotik, një shije magjie
Në tokë, në qiell, dashuria flutroi, ngado shtiu hije,
Për njerëzit që rronin mbi dhè.
Krehu lehtë dhe bukur, flokët tufë flori, pastaj,
Hodhi sipër mantelin e ëmbël, supeve tul të saj,
Mantelin që Athinaja і dhuroi.
Mes gjinjëve e kapi atë me, një karficë të artë,
Rreth belit vuri një brez me gurë të kuq të zjartë,
Zbukurime perëndije këto, plot shije.
Gjithë trupin e çveshur pra me vello e mbuloi,
Fshehu trajtat e ëmbla, sekretet s'i rrëfeu, s’i tregoj,
I fsheu nën tyl, si dielli që reve u fshihet.
Në lobet e veshve, vari vëthët e rralla dy pika loti,
Bulza manafere, mana të vegjël, në trajtë topi,
Që shkëlqenin si pikat e ujit në diell.
Në këmbët e bukura më pas mbathi sandalet e lehta,
Rreth pulpëve të plota lidhi kordhonet e mprehta,
Dhe si të gjitha këto bukuri і përfundoi,
Veç’ finesë hijeshie, rreth vehtes rezatoi.
Skulpturë e perëndeshës Hera në kopshtet botanike të muzeumit të arteve dhe bibliotekës, Huntington, Kaliforni.
Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.