MZ - Aforizma nga Zambia - Afrikë: |
1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit. |
Fuga ishte një lodër e fëmijëve, që u zhduk aty rreth viteve ’70. Ka mundësi që emri fugë vjen prej latinishtes, që do të thotë ikën, lëviz, [me rrotullim]. Ajo ishte një objekt prej druri në formë konike, që në majë të konit, i ngulej një majë perone dhe që vihej në rrotullim prej një kordhoni.
Në vartësi të konicitetit, fugat kishin edhe emërtimet. Kështu, për një raport të vogël ndërmjet lartësisë dhe bazës së konit, pra për një kon me bazë të hapur, fuga quhej tip, “tavë”, e kundërta quhej “ulliçkë”, etj.
Cilësia e fugës varej: nga tornimi, nga lloji i drurit, nga tipi i mësipërm i fugës, nga saktësia centrike e majës, etj. Rrotullimi i fugës varej gjithashtu, nga aftësia e fëmijës për t’i ‘rënë fugës’, nga lloji i kordhonit, nga terreni ku binte e rrotullohej fuga, etj.
Mbi të gjitha cilësia e fugës varej nga qëndërzimi i majës. Kur ky bëhej i saktë, fuga rrotullohej aq qetë sa ‘flinte’, ndërsa kur qëndërzimi nuk goditej si duhej, fuga ‘hidhej’ ose ishte 'tartareckë'. Maja vendosej me kujdes duke ngulur një peronë të cilës i pritej koka me pencë dhe pastaj ‘haej’ në plloçë për rrumbullakim. Heqja e majës zakonisht bëhej në dorezat trokitse të portave, të cilat shërbenin si morsë.
Duke qënë se rrotullimi bëhej rreth majës së fugës dhe baza qëndronte sipër, një kënaqsi të veçantë për fëmijën e jepte ngjyrosja e bazës me ngjyra të ndryshme të cilat gjatë rrotullimit jepnin kombinacione rrethore fantastike. Shpesh një fugë e tillë e ngjyrosur bukur bëhej një ëndërr fëmijnore.
Loja me fugë mund të bëhej individuale, ose kolektive. Loja individuale e sillte kënaqësinë tek fëmija kur ky lozte me të duke e vënë në rrotullim dhe duke e ‘marrë në dorë’. Ky veprim i fundit, ishte një mjeshtëri e veçantë. Kur fuga rrotullohej, futej nën të dora dhe me një nga gishtat e mezit goditej pak dhe me kujdes, në rrotullim e sipër, hidhej në pëllëmbën e dorës, ku ajo vazhdonte akoma rrotullimin e vet. Fuga duhej të ‘mbante’ pra të rrotullohej sa më gjatë që të ishte e mundur.
Loja kolektive, kryesisht kryhej për atë që mund ta quajmë, ‘ndëshkimi i fugës’. Fuga e ndëshkuar, pra fuga e njërit prej fëmijëve, vihej në tokë dhe goditej prej fugave të fëmijëve të tjerë me qëllim dëmtimin e saj prej majave madje edhe për çarjen e saj.
Në vitet ’60 një fugë blihej tek marangozët, rreth 10 ose 15 lek, ose mund të fitohej duke i dhënë këtij të fundit, një dru zjarri.
Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.