Aforizma të eruditëve grekë dhe romakë: Për bukurinë. |
Bukuria është dhuratë e Zotit. Aristoteli
*
Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.
Aristoteli
*
Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të liq.
Shën Agustini
*
Në çastin që një vajzë fillon e nuk ka më ndrojtje dhe nuk skuqet më, atëhere ajo ka humbur pjesën më tërheqëse dhe më fuqiplotë të bukurisë së vet.
Grigori i 1-rë, shek 6-të
*
Të lutem o Zot, më bëj të bukur përbrenda.
Sokrati
*
Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.
Platoni
*
Njësoj si mund të gabojë një mëndje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.
Ovidi
*
Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t'i drejtohej Zotit me përdëllim.
Shën Joan Klimakus, shek. 7-të
*
Ç'ka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.
Safo
*
Asgjë e bukur nuk është e bukur, po qe se shikohet nga të gjitha këndvështrimet. Horaci
*
Kur në mesnatë kandili shuhet, të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.
Plutarku
|
Lartësia mbi nivelin detit,
brenda qytetit të Korçës sipas një linje
nga veriu në jugë është:
Në unaza (kryqz. Dishnicë) 851m
Në ish-Parku mallrave 860m
Në Universiteti 850m
Në “Lëndina e Lotëve” 854m
Në Kinema “Morava” 872m
Në Katedralia 873m
Në Ambulanca 874m
Në Ura e rrugës Ersekë 876m
Në ura e Mborjes 936m
Në Vila 923m
Në Fabrika e birrës 911m
Në Spitali 896m
Në busti i Naum Veqil/xhit 884m
Në Bashkia 864m
Në Banka 862m
Në Shën Mëria 857m
Në Uzina e instrument. 831m
Në unaza (kryqz.rrug.Tiranë) 831m
Niveli 1000m mbi nivelin e detit, në kodrat mbi Korçë, arrihet pasi ecim edhe rreth 60m , sipas rrugës, mbi kishën e Shën Thanasit, për të vajtur në Shënd’ Ilinë e Mborrjes.
Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.