| Aforizma - Jorge Luis Borges |
Gjithmonë paradisin e kam imagjinuar si një lloj biblioteke.
*
Si paradisi ashtu dhe feri më duken si shume, qoftë per të shpërblyer qoftë për të ndëshkuar. Veprimet e njerëzve nuk meritojnë as njërën as tjetrën.
*
Një përkthim asnjëherë nuk është besnik ndaj origjinalit.
*
Të biesh në dashuri, do të thotë të ndërtosh një lloj besimi ndaj një perëndie që një ditë, do të bjerë.
*
Asgjë nuk është ndërtuar mbi gur, të gjitha janë ndërtuar mbi rërë, por ne duhet të ndërtojmë, sikur ndërtojmë mbi gur.
*
Çapitem aq ngadalë, njësoj si dhe ai, që vjen së largu dhe që nuk pret, që të arrijë kurkund.
*
Të pranosh të panjohurat, do të thotë që, të gjitha gjërat të jenë të mundëshme, edhe Zoti edhe Trinia e Shënjtë. Bota që jetojmë është aq e çuditshme sa gjthçka mund të ndodhë dhe mund të mos ndodhë. Duke pranuar të pa njohurën, i jap mundësi vetes të jetoj në një botë më të madhe, më fantastike, në një lloj bote misterioze. Dhe kjo gjë, më bën që të jem më tolerant.
*
Kur vjen fundi, njeriu nuk ka më fantazi dhe imagjinatë, ka vetëm fjalë, fjalë.
|
... E pra, gjeometria dhe arithmetika, si dhe dijet e tjera teorike dhe shkencore merren me disa gjëra (objekte studimi), ndërsa filozofia trajton të gjitha llojet e objekteve, mbasi filozofia lidhet me të gjitha objektet, në të njëjtën mënyrë si lidhet të pamit, me të gjitha pamjet dhe të dëgjuarit, me të gjitha dëgjimet. Nga të gjitha ato ç’ka ndodhin tek objektet e ndryshme, disa ndodhin në mënyrë të pashmangshme tek të gjitha objektet, disa në shumicën e tyre, dhe disa të tjera në mënyrë të veçantë tek to.
Karakteristika e filozofisë është të njohë dhe të analizojë, gjithçka që ndodh në mënyrë të pashmangshme tek të gjitha objektet, detyrë e shkencave të natyrës është të sqarojë ato ç’ka ndodhin tek shumica e objekteve, dhe ajo e secilës shkence pastaj, është të njohë dhe të analizojë, ato ç’ka ndodhin në mënyrë të veçantë në secilin prej objekteve.
Për këtë arsye, filozofia zbulon parimet e të gjitha objekteve, shkencat e natyrës zbulojnë ato të objekteve që ndodhen në natyrë, gjeometria, arithmetika dhe muzika, zbulojnë parimet e sasisë dhe të harmonisë.
Ai pra, që mund t'i analizojë dhe t'i zbërthejë, të gjitha llojet e objekteve, nën një dhe vetëm një parim dhe, që përsëri mbi bazën e këtij parimi, mund ti sintetizojë dhe ti sinharmonizojë ato, ai mua më diket se është shumë i ditur dhe i pagabushëm dhe për më tepër akoma them se ai ka gjetur kështu, një pozicion nga ku mund të shohë edhe Krijuesin dhe gjithë ç’gjenden të vendosura dhe të bashkërenduara në rregullsinë e Krijuesit....
Shënim: Në pamje jepet, Pitagora, fragment nga vepra e Rafaelit, Shkolla e Athinës - Scuola di Atene, 1509 - 11. Afresku në fjalë, konsiderohet si një nga kryeveprat e tij dhe ndodhet tek pallati Apostolik i Vatikanit.
Shqipr: Ilia V. Ballauri
Stobeu, Peri Aretis, 121.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.