Korça konsiderohet si ndër zonat që ka pas prodhuar fasule të mira, të shijshme dhe të shumëllojshme. Populacionet e fasules së trevës tonë kanë qënë të shumta, madje edhe sot, një sy i hedhur në tregun fshatar, tregon për vazhdimësinë e shumëllojshmërisë së populacioneve tona për këtë bimë.
Ja disa të dhëna përshkruese për sojet e fasuleve të zonës tonë. Më 1958 përmëndet soji, Fasulja e Korçës, për të cilën theksohej se ish varietet vëndi, me kokër të bardhë, të rrafshtë, të gjatë.
Përmëndet pastaj fasulja Eçmenik, kacavjerëse, gjysëm e vonët, me cikël bimor 117 ditë, vetpllenuese, me bishtaja shpatë, e verdhë, me kokër në formë veshke, ngjyrë të bardhë. Përmëndet ajo e Leshnicës, kacavjerëse, e hershme, me cikël bimor 107 ditë, vetpllenuese, bishtajë si shpatë, ngjyrë të verdhë në gri, kokër si veshkë, të zezë. Një vënd të veçantë këtu ze edhe fasulja pllaqi, Phaseolis vulgaris multiflorus coccineus, dhe konkretisht soji, Vigane e Devollit, kacvjerës, i vonët, me cikël bimor 122 ditë, vetpllenuese, me kokër të madhe të bardhë.
Thjerrëza (Ervum Lens)
Kërkimet arkeologjike të bëra në vëndbanimin prehistorik të Maliqit, tregojnë se kjo bimë kultivohej në trevën e Korçës qysh rreth 4000 vjet më parë. Ndërsa të dhënat e vitit 1972, thonë se kjo bimë (thjerrëza, në gjuhën e Korçës quhet grosh), kultivohej kryesisht vetëm në Korçë. Megjithatë, ndonëse thuhet se tek ne gjendet në dy forma Ervum lens macrosperma (kokërmadhe) dhe Evrum lens microsperma, (kokërvogël) përsëri nuk është identifikuar dhe përshkruar ndonjë populacion i caktuar. Në këtë aspekt mund të thuhet se, ende ka akoma kohë, për të bërë diçka.
Koçkulla (Lathyrus sativus)
Më 1972, përmëndet në literaturë se koçkulla mbillej në Korçë dhe se për dorej për kafshët si kokër ose si njomishte, ndërsa si ushqim për njeriun përdorej mielli i koçkullës që përziehej me atë të grurit për bukë. Nuk jepen të dhëna për ndonjë populacion a soj.
Nxjerrë nga punimi me titull, Erozioni gjenetik dhe mbijetesa e sojeve të bimëve bujqësore të traditës, në zonën e Korçës, autor dr. Ilia V. Ballauri 94 fq. 2011
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE2/34 - Nxjerrja e rakisë
Dikur (vitet ’30) kryhej me leje nga shteti. Administrata e financës së asaj kohe, bazuar mbi ligjet për pijet alkolike lëshonte edhe lejet për nxjerrjen e rakisë, duke evidentuar në të njëjtën kohë edhe zotëruesit e kazanëve të rakisë.
Përgatiti: dr. Ilia V. BallauriNë Korçë, shëtitja në bulevardin qëndror të qytetit, ka qënë të paktën për njëqind vjetët e fundit, një prej mënyrave kryesore dhe në kohë të caktuara mbase e vetmja, e çlodhjes, e qetësimit shpirtëror, e argëtimit, e marrëdhënieve shoqërore, për qytetarët tanë. Bulevardi, xhiroja pra...
» KE7/11- 12 - Mali i Thatë dhe vargjet e Lasgush Poradecit, "Fryn veriu ..."
Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit...
» KE3/5 - Fjalor tipik korçar për një sërë produktesh ushqimore
Kërnacka = lloj qoftesh të stërgjatura të përgatitura me mish të grirë dhe të pjekura në skarë. Haeshin kryesisht si fast food, të ngrohta duke u shoqëruar edhe me qepë, kripë dhe rigon. Sheqerka = karameleStapka = lloj karamelesh të gjata të holla me madhësi afërsisht sa të lapsit, me shumë ngjyra që konsumoheshin kryesisht...
» KE6/31 - Struktura gjeologjike e kurorës rrethuese, të lartësive rreth e qark Fushës Korçës.
Duke filluar prej veriut, (e pastaj lindje, jugë, perëndim, veri), përreth, lartësitë që ngrihen mbi Fushën e Korçës, kanë këtë përbërje gjeologjike: 1) Kodrat pas Petrushës, ato të Grabovicës dhe deri tek Mali i Thatë, janë argjile e konglomerate ranore, të sistemit neogjenik. 2) Mali i Thatë, Mali i Ivanit, deri në...