Teksti i këngës me këtë titull, i kësaj kënge të njohur prej të gjithëve ne, është shkruajtur rreth një shekull më parë nga Mihal Gramenoja.
Duke e lexuar atë me kujdes, nuk mund të mos admirosh, romantizmin, lirizmin dhe erotizmin e këtij korçari të nderuar, që shumëkush e njeh më tepër, për përdorimin e pushkës dhe për veprat e tij të shkruajtura në prozë, sesa për vargje lirike.
Sa i ëmbël ish muaj i Majit!
Kur dilnimë rëzësë malit,
Pranë mburimit rinim, qëndronim
A e mban mënt sa bukur ronim?
Nën ata lisa të lulëzuar
Losnin bilbilat dyke kënduar
Të përqafosur, rinim këndonim,
A e mban mënt sa bukur ronim?
Të vdisnj‘ atëhere sa mirë qe,
Në krahun tënde kur bënje be,
E dyke puthur tinë më theshnje,
Që jetën pa mua nuk e deshnje.
Të vinjë prapë muaj i Majit,
Të dalim rëzësë malit,
Pranë mburimit ne të qëndrojmë,
E zemrat tona ne t’i bashkojmë.
Pamje nga Bozdoveci
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» MZ - Koha e Vjeljes së Qershisë - Poezi - Robert Graves
Qershia është një nga mrekullitë e botës së bimëve.Bukuria e kësaj peme qëndron tek të gjitha, tek fruti, tek lëngu, tek lulja, tek aroma, tek shija, tek ngjyra, tek druri i saj i çmuar, tek lëvorja e saj e argjëndtë, madje edhe fjala qershi është një ndër fjalët më të bukura që ka gjuha shqipe (mendoj unë). Për...
Gjer më sot shumë veta kanë shkruar kundra meje, por asnjë-herë s’jam përgjigjur. Se poeti s’përgjigjet, poeti bën veprën, vepra le të përgjigjet. Po të mos flasë ajo, poeti s’ka ç’të thotë.Nxjerrë nga: "Lasgushi më ka thënë, ..."P. Kolevica
» BK/SHJT - Folklor - Th. Mitko: Djalli dhe i biri
Djalli me të birin ishin duke udhëtuar nëpër botë. Në rrugë e sipër kalojnë pranë një fshati i cili dukej se ndodhej në ditë të gëzuara. Dëgjoheshin nga larg këngë, kërcime, vallëzime e gëzime. Duke parë këtë gjëndje, djalli i tha të birit, - Leri mos i ngacmo, leri të gëzohen-. I biri i djallit u përgjegj, - Dakord,...
» BK/LA - Safo: Të lutem Zonjë ... - Poezi e recituar dhe e shoqëruar me muzikë.
Safo: "Të lutem Zonjë ... ", Shqipëroi: Ilia V. Ballauri Reciton: Nonda KajnoTi hyjni e përjetshme, ti fronpurpurt, Afërditë,Ti bija rjetgrackë e Perëndisë, më çliro, më zgjidh,Të lutem Zonjë, m’і largo...
Një lule të thatë pa push, pa erë, të shtypur brenda librit sot pashë, dhe ja, një mendim i çuditshëm menjëherë,shpirtin ma përfshiu, ndaj thashë:Kur lulëzoj kjo lule? Ç’pranverë? Ç’maj?Sa kohë? Pse u këput dhe ku?I njohur, i panjohur kush e këputi dhe pastaj, vallë pse e vendosi mes fletëve këtu?T’i kujtojë ndofta...