“ … Dije se edhe një sërë fjalësh që dikur ishin tepër të përdorura, që njerëzit i flisnin përditë, sot shohim që janë vjetëruar dhe përdoren gjithmonë e më pak, madje do të vijë një kohë dhe ato do të zhdukem. E njëjta gjë ndodh edhe me emrat e njërëzve të dëgjuar që ishin dikur, emrat e burrave që admiroheshin, që i mbanin me respekt gjithmonë, të gjithë në gojë, sot ata kanë filluar të harrohen e mos dëgjohen si dikur: Camillus, Caeso, Volesus, Dentatus, dhe në një masë më të vogël Scipio dhe Cato, dhe po ashtu edhe Augustus, Adrian dhe Antoninus, për të gjithë këta, flitet më pak tani sesa në ditët e tyre.
Të gjitha zhduken, bëhen lëndë legjendash dhe varrosen me shpejtësi në humnerënÂÂÂ e harresës. Dhe mendoje, kjo është e vërtetë për ata që dikur shkëlqenin si yje të shndritshëm në qiell, por për të tjerët (?). Eh, ata sapo dheu i mbulon kufomat e tyre, ata s’egzistojnë më, “as në sytë dhe as në mëndjen e njeriu”.
Në fund të fundit më duhet të pyes: “Çfarë do të përfitonim nga të kujtuarit e përjetshëm? Absulutisht asgje. Vallë ja vlen që jetosh, që të kujtohesh? Apo më tepër, për çfarë ia vlen të jetosh?”
Mendoj se ato që ja vlejnë në këtë jetë janë: drejtësia në mendime, mirësia në veprim, të folurit që nuk mund të mashtrojë e me logjikë dhe një prirje për të pranuar psikologjikisht çdo gjë që vjen, duke e pritur atë si të nevojshme, të njohur, që rrjedh nga i njëjti burim si dhe burimi nga vijmë të gjithë…”
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE12/10 - Ç' ishin çifligjet.
Shënim: Materiali që vijon, është hartuar duke u bazuar tek të dhënat të nxjerra nga studimi: Akd. Shkc. Shqiprisë, L. Mile,“Çështje të historisë agrare shqiptare (fundi i shek.18-të, deri në vitet ’70 të shek.19-të)“, fq. 30 - 33.Fjala çiflig duket se vjen prej persishtes: çift = një palë, pra një pendë qè e...
Poezi - pjesë nga Sofokliu, Akriloku dhe Anakreonti, zgjodhi dhe i shqipëroi, Ilia V. Ballauri, Sofokliu, Antigoni vrg.780-800.Eros që kurrë nuk mundesh,që kurr nuk qetsohesh,Ti që shigjeta derdh rebesh,dhe shigjetë s’të shkon huq,ndez, vë zjarr, bën faqet prush të kuq,
Gjer më sot shumë veta kanë shkruar kundra meje, por asnjë-herë s’jam përgjigjur. Se poeti s’përgjigjet, poeti bën veprën, vepra le të përgjigjet. Po të mos flasë ajo, poeti s’ka ç’të thotë.Nxjerrë nga: "Lasgushi më ka thënë, ..."P. Kolevica
» KE8/2 - Mbi monedhën e dikurshme turke, të quajtur akçe ose asprë.
Akçe ishte njësia monetare më e vogël e perandorisë osmane, për disa shekuj. Monedha në fjalë ishte e vogël dhe prej argjendi. Ajo filloi të qarkullojë aty nga viti 1328, gjatë sundimit të sulltanit Orhani (1326-1359) dhe vazhdoi deri në fund të shek. 17-të.
Shqipëroi: Ilia V. BallauriArkiloku, ishte nga ishulli і Parios-it që ndodhet në Cikladet dhe ndonëse nuk dihet e qartë sesa vjet jetoi, mendohet se ai ka jetuar në atë periudhë kur, në Azinë e Vogël në shek. VII-të para Kr., nën sundimin e mbretit të famshëm Giga lulëzonte mbretëria e lashtë e Lidisë. Për këtë periudhë...