MZ - Aforizmë: Teli prej Megare, filozof, shek. 3- të para Kr. |
Pikërisht, njësoj si edhe aktori, të cilit i duhet të veshë dhe të mishërojë çfarëdo lloj karakteri, pra të lozë çfardo lloj perosnazh që atij i jep regjizori, ashtu edhe njeriu i urtë, duhet të përballojë gjithçka që i jep fati, mbasi dhe fati si një regjisor, një herë të jep rol kryesor dhe një herë të jep rol të dorës së dytë, një herë rolin e mbretit dhe një herë rolin e lypësit. Nuk duhet të ndërmarrësh përsipër rolin kryesor, ndërkohë kur je sekondar, mbasi në këtë rast do të bësh një diçka të papërshtatshme, që s’të shkon. |
Për një çast, gjatë luftës së gjatë dhe të lodhshme të Trojës, turma e Akejve e grumbulluar, para mureve të pamposhtur të qytetit, në një gjëndje dëshpërimi dhe të pashpresë, kërkonte të kthehej në atdhe, duke hequr kështu dorë njëherë e mirë, prej qëllimit të dyfishtë, d.m.th. prej rimarrjes së Elenës së bukur të rrëmbyer prej Trojanëve dhe pushtimit të qytetit më të famshëm mbi dhe.
E pra, në një çast të tillë, Odisea me zgjuarsinë dhe elokuencën e vet, përmbys gjithë situatën.
Sikur Akejtë të ishin kthyer në atdhe dhe Troja të mbijetonte, ndoshta sot, gjithë bota mund të ishte krejt ndryshe !!!
Fjala e Odisesë.
Parabola e gjarpërit dhe
e të nëntë harabelave.
..............................................................
Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.