| Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin. |
Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.
Sokrati
*
Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë. Horaci
*
Për të shkruajtur mirë, shprehe vetveten si një njeri i zakonshëm dhe mendo si një njeri i zgjuar. Aristoteli
*
Mëndjen duhet ta përformojmë, duke lexuar në thellësi dhe jo në gjërësi. Quintilian
*
Ai që nuk lexohet, konsiderohet sikur nuk ka shkruar gjë. Marciali
*
Krehjet e shumta të një shkrimi, e dobësojnë më tepër atë, sesa e përmirësojnë. Plini (i Ri)
|
Prej parash të paligjshme (të pista), ata nuk mund të mbledhin dot taksa.
Këtë pat deklaruar dikur, Al (Alfonsio) Capone (1899 – 1947), i njohur edhe me nofkën “Skarface”, gangster me origjinë italiane, i periudhës mes dy luftërave, që rrugën e vet e nisi qysh në moshën 19 vjet duke vrarë dhe duke u bashkuar pastaj me bandat e Johnny Torrio në Çikago. Tek këto, ai mori fillimisht pjesë si vrasës i specializuar dhe pas plagosjes së rëndë të Torrios, Capone u bë bossi i mafjes së Çikagos. Suksesin dhe kulmin e vet ai e arriti në Kohën e Ndalimit (Prohibition era, 1920 - 1933), në Amerikë, me ligj të prodhimit, shitjes dhe transportimit, të pijeve alkoolike.
Al Capone, në këtë moment mbyti kontrabandë, një treg të uritur, me pije alkoolike duke fituar një pasuri përrallore. Gjatë kulmit të kësaj veprimatrie, ai kish nën kontroll nëpërmjet parasë, politikanë, juristë, qeveritarë, parlamentarë dhe një pjesë të mirë të policisë.
Ndërkaq gjatë krizës së viteve ’30, Al Capone për të përmirësuar imazhin e vet, ishte i pari që hapi të quajturat, Free Soup Kitchen, pra mensa, ku jepej falas për të papunët ushqim.
Pas apogjeut ai u dënua me burg nga ku mbeti i izoluar dhe pa lidhje me bandat e tij, sidomos gjatë kohës kur ishte në burgun e Alcatraz-it, duke e humbur kështu fuqinë e vet një herë e përgjithmonë.
Jeta, figura dhe veprimatria e Capones, është shtjelluar gjërësisht, në shkencat ekonomike, në kriminalistikë, në jurispudencë, në kinematografi, në publicistikë, në skenë, etj.
Thënia e mësipërme e Al Capones, shpjegon shumë thjesht dhe në mënyrë filozofike, mekanizmin e pasurimit të paligjshëm dhe lidhur me të, të zhvillimit të korrupsionit.
Një tjetër thënie tepër e njohur e Capones është: Me një fjalë të mirë dhe me kobure mund të bësh më tepër përpara, sesa vetëm me një fjalë të mirë.
Në foto jepet një pamje e Periudhës së Ndalimit të Pijeve Alkoolike, ku tregohet kontrolli shtetëror, në një distileri klandestine të nëndheshme, në Detroit.
Së fundi, duhet thënë gjithashtu se, Prohibition era, ishte një epokë karakteristike e veçantë në jetën amerikane e cila la, gjithashtu gjurmët e veta në stil, në veshje, në muzikë dhe në art.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.