| Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin. |
Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.
Sokrati
*
Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë. Horaci
*
Për të shkruajtur mirë, shprehe vetveten si një njeri i zakonshëm dhe mendo si një njeri i zgjuar. Aristoteli
*
Mëndjen duhet ta përformojmë, duke lexuar në thellësi dhe jo në gjërësi. Quintilian
*
Ai që nuk lexohet, konsiderohet sikur nuk ka shkruar gjë. Marciali
*
Krehjet e shumta të një shkrimi, e dobësojnë më tepër atë, sesa e përmirësojnë. Plini (i Ri)
|
Platoni, filozofi і madh, jetoi në kapërxim të dy shekujve, V-të dhe të IV-të para Kr. Lindi dhe vdiq në Athinë (428-347). Që në vogëli ai mori një edukim tepër të kompletuar dhe fillimisht, në krijimtarinë e tij, ai u ushtrua në tragjedi dhe poezi. Me sa duket edhe disa poezi erotike që kanë arritur t’і mbijetojnë kohës dhe t’і kemi deri në ditët e sotme, janë të kësaj periudhe të jetës së tij mbasi, me sa dihet, ai në moshën njëzet vjet u lidh me Sokratin dhe meqënëse u dha me një pasion të zjarrtë ndaj filozofisë ai і dogji gjithë shkrimet e tij të mëparshme. Platoni jetoi pranë Sokratit deri në vdekjen e këtij të fundit. Ka jetuar gjithashtu pranë Euklidit. Udhëtoi mjaft dhe më 387 ai filloi të japë në Athinë mësime filozofike në kopshtet e Akademisë. Platoni konsiderohet bashkë me Sokratin dhe Aristotelin si një treshe që përfaqëson thellësitë më sublime të mendimit filozofik të lashtë evropian.
K’të moll’ dhuratë po ta dërgoj ...
K’të moll’ dhuratë po ta dërgoj,
T’ shoh në me gjith’ zemër ti m’ do,
E merr atë dhe si këmbim le të provoj,
Le të shijoj, diçka nga virgjëria jote.
Dhe në do tjetërkënd, s’ka gjë,ti mollën prapë e mbaj,
(Oh më ruajtë, mos e dhëntë, perëndia,)
Veç mendo mirë se vjen një ditë dhe pastaj,
Dhe nga ç’do femër flut’ron, largohet bukuria.
Një kokër molle jam dhe ...
Një kokër molle jam dhe,
Dikush që ti e do dhe e kërkon,
(Por që ty të ri і ftohtë dhe і larguar,)
Tek ty më flak, më shtyn dhe më dërgon.
Më hedh ai, e ti më pret,
Dhe ftohtë ti, më mban në duar.
Ti tjetrin ëndërron,
Me mua në dor’ për tjetrin përvëluar.
Më thuaj po!
Më thuaj, më mos prit si e hutuar,
Mos prit, e ëndërruar ti pranverën,
Ai s’të do, jam un’ që t’dua, endè se ke kuptuar?
Loja më e vjetër,
John William Godward, 1903
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.